Vuçiç mbledh qeverinë, serbët në Kosovë njoftojnë largimin nga institucionet

Vuçiç mbledh qeverinë, serbët në Kosovë njoftojnë largimin nga institucionet

11:14, 05/11/2022
A+ Aa A-

Të shtunën, qeveria e Serbisë do të mbajë një seancë ku presidenti Aleksandar Vuçiç do të dorëzojë raportin për bisedimet me përfaqësuesit e serbëve që ndodhen në Kosovë, të cilët paralajmëruan tërheqjen e tyre nga të gjitha institucionet e Prishtinës për shkak të zhvillimeve të fundit.

Në të njëjtën kohë priten edhe vendimet e serbëve në veri të Kosovës, ku kreu i Listës Serbe, Goran Rakiç, ka thënë se sot do të ketë takim me të gjithë krerët e institucioneve në veri dhe se do të marrë vendime. Ai paralajmëroi protestën e parë për të dielën, pas vendimit të qeverisë së Kosovës për targat.

Pas kësaj mbledhje Vuçiç do të takohet me ambasadorin kinez Chen Bo, e më pas me ambasadorin rus në Serbi, Aleksandar Bocan Harchenko.

Vuçiç sot do të bisedojë për situatën në Kosovë me Sinodin e Kishës Ortodokse Serbe dhe Patriarkun Porfiri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco