Policia malazeze arreston kreun e Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj

Policia malazeze arreston kreun e Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj

19:39, 04/11/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Komunës së Tuzit dhe kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj është arrestuar nga Policia në Podgoricë të Malit të Zi.

Sipas raportimit te CDM, ai ishte me fëmijët e tij në veturë kur është ndaluar nga policia.

Pas ndalimit, ai është konfrontuar me policinë, që ka çuar deri te masa e arrestit.

Sipas mediave malazeze, policia ka thënë se rasti po trajtohet dhe një njoftim do të lëshohet pas përfundimit të procedurave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco