Përdhunoi të miturën dhe e kërcënonte, nëna e 12-vjeçares: Nëse autori lirohet nga burgu do ta varros vetë

Përdhunoi të miturën dhe e kërcënonte, nëna e 12-vjeçares: Nëse autori lirohet nga burgu do ta varros vetë

23:01, 09/10/2022
A+ Aa A-

Detaje të tjera janë zbuluar rreth ngjarjes së ndodhur në Greqi për abuzimin e të miturës nga një 53-vjeçar. Mediat greke shkruajnë se 12-vjeçarja është kërcënuar vazhdimisht se nëse do të fliste për dhunën do t’i vriste familjen, vëllezërit dhe motrat e saj.

Nëna e të miturës ka folur për mediat greke, ndërsa e revoltuar dhe plot dhimbje ka deklaruar se nëse 53-vjeçari lirohet ajo do ta vrasë.

“Do ta vras. Nëse ndodh diçka dhe ky njeri del i lirë, sepse ka njerëz që e mbrojnë, do ta varros vetë”, ka thënë ajo.

53-vjeçari i kërkonte të miturës çdo ditë video dhe foto me përmbajtje seksuale të cilat më pas i kanalizonte në internet për të “peshkuar” klientët.

Vajza në deklaratën e saj thotë se është përdhunuar nga të paktën dhjetë burra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco