Ngjarje e rëndë në Greqi, makina përplas kalimtarët

Ngjarje e rëndë në Greqi, makina përplas kalimtarët

12:08, 09/10/2022
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Lamias në Greqi, ku një makinë hyri me shpejtësi skëterrë në një rrugë për këmbësorët.

Sipas mediave greke, në momentin e ngjarjes, rruga ishte e mbushur me qytetarë, ndërkohë që makina e tipit BMW përplasi çdo gjë që gjeti përpara.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk pati viktima, por vetëm një vajzë 16-vjeçare mori plagë të lehta, ndërkohë që dëmet ishin të mëdha.

Policia arriti të arrestojë një 22 vjeçar që ishte në timonin e BMW, i cili ishte në gjendje të dehur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco