Kosovari vret me sëpatë ukrainasen në Berlin, policia gjermane e qëllon për vdekje

Kosovari vret me sëpatë ukrainasen në Berlin, policia gjermane e qëllon për vdekje

18:45, 04/09/2022
A+ Aa A-

Një vrasje makabre që ka ndodhur sot në distriktin Friedrichsfelde në Luchtenberg, shokoi opinionin gjerman e në veçanti banorët e Berlinit, raporton “Berliner Zeitung”.

Bëhet fjalë për një 23-vjeçar nga Kosova, i cili goditi për vdekje me sëpatë një grua ukrainase 27-vjeçe, që ishte në apartamentin e saj në rrugën Loëenberger të Berlinit.

Me të kuptuar se çfarë kishte ndodhur, policia kishte dalë në vendin e ngjarjes, ku kishte qëlluar për vdekje kosovarin, e viktimës u munduan t’i japin ndihmën e parë, por pa ndonjë sukses.

Ishin fqinjët që kishin dëgjuar britmat e gruas brenda apartamentit. Kështu menjëherë i kishin telefonuar policisë.

Përmes një postimi, policia e Berlinit ka njoftuar në Twitter se ishin alarmuar për rastin rreth orës 7:50 të mëngjesit të sotëm.

Me t’u futur brenda apartamentit të ndërtesës nëntëkatëshe, ata kishin hasur në skena tmerri.

“Një burrë po godiste një grua me sëpatë”, tha zëdhënësi i policisë Stefan Petersen-Schumann, duke shtuar se policët kishin shtënë me armë – duke lënë të vdekur kosovarin që kishte sëpatën në dorë.

Si pasojë e plagëve të shkaktuara gruaja kishte vdekur, e policia federale ka marrë si prova armën e ftohtë.

Më vonë kanë pranuar se viktima ishte një shtetase e Ukrainës, ndërsa sulmuesi një burrë nga Kosova.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco