Grabitën familjen duke i lidhur, djali i vogël lirohet dhe i ndjek, hajduti i tmerruar plaset në tokë...

Grabitën familjen duke i lidhur, djali i vogël lirohet dhe i ndjek, hajduti i tmerruar plaset në tokë...

22:20, 03/09/2022
A+ Aa A-

Një grabitje që ka ndodhur sot në Greqi ka përfunduar me një rezultat të paprecedentë, pasi një prej grabitësve ka pësuar goditje në tru kur pa që djali i vogël i familjes po i ndiqte nga pas.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Nafpion, aty ku grabitja është shoqëruar edhe me një ndjekje të egër nga djali, të cilit iu mësy brenda shtëpisë nga hajdutët.

Por, ajo çka rrëmbeu vëmendjen ishte fakti se njëri nga dy grabitësit pësoi goditje në tru në momentin që po vraponte për t’u arratisur dhe më pas u arrestua së bashku me bashkëpunëtorin e tij.

Dy autorët e pa maskuar hynë në banesë dhe me armë i ulën në gjunjë anëtarët e familjes, prindërit dhe djalin e tyre të vogël, duke i lidhur duart me rripa plastikë.

Më pas morën para dhe sende me vlerë, dhe dolën nga banesa duke menduar se kishin kohë të largoheshin, por e kishin shumë gabim, pasi djali arriti të lironte veten dhe të vihej pas tyre.

Çifti nisi të thërriste “ndihmë” duke zgjuar lagjen që dolën në ballkone, ndërsa djali i familjes me të brendshme dhe i lidhur në pranga nisi t’i ndiqte duke thirrur: “grabitje”.

Policia nisi të merrte një lumë telefonatash nga fqinjët dhe njerëzit të cilët panë dy autorët duke vrapuar në rrugën dhe djalin që i ndiqte me vrap.

Dy autorët janë shtetas malazezë. Njëri prej tyre pësoi goditje në tru kur e pa nga pas dhe u rrëzua në rrugë. Në videon e publikuar nga ANT1 shohim skenat që kanë ndodhur kur policia ka mbërritur në vendngjarje, me banditin që pësoi infarkt të mbetur shtrirë në rrugë.

Autori i cili ka pësuar goditje në tru ndodhet i shtruar në gjendje kritike në spital, ndërsa i dyti në komisariatin e Argolis ku po merret në pyetje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco