Lajmi i fundit

Lek me thasë/ SPAK sekuestron bizhuteri, ora Rolex, makina dhe miliona euro

Pamjet virale, Vuçiç bëhet 'tapë' në panair, këshilltarja i merr gotën nga dora...

16:36, 02/09/2022
A+ Aa A-

Në Beograd u mbajt dje panairi i prodhuesve të verërave nga vende të ndryshme të rajonit në kuadër të nismës “Open Balkan”. Në panair ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Por duket se panairin e ka shfrytëzuar më shumë Aleksandër Vuçiç. Presidenti serb e ka marrë seriozisht për të provuar sa më shumë lloje të verërave.

Në rrjet janë bërë virale videot në të cilat Vuçiç shihet i dehur. Në një rast, teksa ka në dorë një gotë me verë të cilën tenton ta provojë, ndërhyn këshilltarja e tij dhe ia merr gotën për ta provuar dhe më pas tenton ta lërë diku larg presidentit.

Por presidenti serb reagon menjëherë duke thënë se këshilltarja e tij ka frikë se ka pirë shumë. Ajo i thotë se s’është e frikësuar por që kryeministri i Shqipërisë është duke pritur. Vuçiç më pas ankohet duke thënë se kryeministri i Shqipërisë s’ka pirë asgjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco