Trondit me deklaratën e tij Metropoliti grek: Nuk ka përdhunim pa pëlqim

Trondit me deklaratën e tij Metropoliti grek: Nuk ka përdhunim pa pëlqim

08:19, 02/09/2022
A+ Aa A-

Metropoliti grek Dodonis Chrysostomos ka bërë komente të paimagjinueshme në emisionin SKAI  duke folur për çështjen e aborteve, shkruan medie greke Prothema.gr.

Mitropoliti tha se është kundër abortit, edhe kur ka përdhunim.

Por ai nuk hezitoi të thoshte se nuk ka përdhunim pa pëlqim.

“Një grua nuk mund të përdhunohet nëse ajo nuk ka dëshirë’ tha ai duke indinjuar gazetarët të cilët më kot përpiqeshin t’i shpjegonin se çfarë do të thotë përdhunim.

Duke vazhduar delirin e tij, Mitropoliti Dodoni tha se nuk mund të dënim për përdhunim, pa shpjeguar megjithatë se çfarë donte të thoshte me këtë deklaratë.

Mitropoliti tha se nuk mund të lejohet shkatërrimi i një foshnje i cili kur është ngjizur tashmë ka filluar të ketë jetë.

Për rastet kur një fetus ka probleme të rënda shëndetësore, ai theksoi se duhet kërkuar leje nga Kisha për të kryer një abort dhe se duhet vërtetuar shkencërisht dhe jo “me të vendimit të mjekut” .

Mitropoliti Chrysostomos tha gjithashtu se edhe Kisha është kundër marrëdhënieve seksuale të mbrojtura pas arsyeja e vetme për të kryer marrëdhënie seksuale është riprodhimi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco