Tjetër tërmet i fuqishëm u regjistrua pasditen e sotme në Samos

Tjetër tërmet i fuqishëm u regjistrua pasditen e sotme në Samos

19:26, 31/08/2022
A+ Aa A-

Një tjetër tërmet me magnitudë 4.5 Rihter ka ndodhur në Samos , pasditen e sotme, pas dy tërmeteve të ndodhura sot më herët.

Sipas matjeve të Institutit Gjeodinamik, tërmeti ndodhi 14 kilometra në jug jugperëndim të Pitagorës dhe thellësia fokale e tij ishte 15.2 kilometra.

Nuk ka raportime për dëme apo të lënduar.

Tërmeti i pasdites së sotme ishte  pas dy tërmeteve të fora të ndodhura mesditën e sotme  brenda pak minutash larg Samosit, lëkundja e parë 4,7 Rihter u regjistrua  në orën 12.56 dhe i dyti me magnitudë 5,2 ballë në orën 13.10 me orën lokale.

Pas tërmetit në orën 13.10 me magnitudë 5.2 ballë në orën 13:19 në zonë u regjistrua një pasgoditje e dobët prej 3.1 Rihter, në orën  14:38 pasoi një tjetër pasgoditje 3.5 Rihter.

Sipas kryebashkiakut të Samosit perëndimor, Alexandros Lymberis, ajo që ka shkaktuar shqetësim te banorët është fakti se tërmeti i dytë ka qenë me intensitet më të madh se i pari, me rezultat që askush nuk e di evolucionin e sekuencës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco