15-vjeçarja vë në lojë policinë greke, vjedh makinën dhe thotë se është djalë…

15-vjeçarja vë në lojë policinë greke, vjedh makinën dhe thotë se është djalë…

13:36, 30/08/2022
A+ Aa A-

Një 15-vjeçare që vodhi një makinë është arrestuar në Patra.

Ngjarja ka ndodhur kur e mitura ka hyrë në një shtëpi, i ka marrë pronarit çelësin e makinës dhe ka vjedhur automjetin. Policia është njoftuar nga qytetarët të cilët kanë konstatuar se ajo po lëvizte në mënyrë të rrezikshme në qendër të qytetit dhe menjëherë kanë nisur kërkimet.

Ata arritën ta lokalizojnë dhe ta ndalojnë. Ajo u arrestua menjëherë pasi nuk kishte letërnjoftim policie apo patentë shoferi dhe u dërgua në komisariatin e Patrës ku rezultoi se ajo kishte vjedhur makinën.

Sipas mediave greke, vajza ka deklaruar një emër mashkulli. Në fakt, vajza e arrestuar dyshohet se ka angazhuar Policinë edhe në të kaluarën për vepra të tjera të paligjshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco