SHBA i ofron ndihmë malit të zi me sulmet kibernetike

SHBA i ofron ndihmë malit të zi me sulmet kibernetike

09:34, 30/08/2022
A+ Aa A-

Departamenti i Shtetit njoftoi të hënën se SHBA-ja po shqyrton mënyrën më të mirë për t’iu përgjigjur çdo kërkese për mbështetje qeverisë së Malit të Zi në lidhje me sulmet e shpeshta kibernetike në infrastrukturën e saj.

“Ne jemi në dijeni të incidentit dhe jemi në konsultim me qeverinë malazeze,” tha zëdhënësi i paidentifikuar i Departamentit të Shtetit në një deklaratë të shkurtër për Zërin e Amerikës.

NATO shprehu gjithashtu gatishmërinë e saj për të ndihmuar autoritetet malazeze javën e kaluar. Sulmet kibernetike ndaj Malit të Zi dhe llojet e mbështetjes që SHBA-ja dhe anëtarët e tjerë të Aleancës mund t’i ofrojnë Podgoricës u diskutuan të hënën nga zv. kryeministri në mandat teknik, ministri i Mbrojtjes Rashko Konjeviç dhe ambasadorja e SHBA-së në Mal të Zi Judy Rajing Rajnke.

“Mali i Zi vlerëson shumë reagimin e shpejtë të aleatëve të tij, me të cilët do të vazhdojë të punojë për mbrojtjen dhe ndreqjen e pasojave të këtij sulmi jashtëzakonisht të fortë dhe të mirëorganizuar”, thuhet në njoftimin në Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco