Vuçiç: Serbia është e gatshme ta ndihmoj Maqedoninë me energji dhe ushqime

Vuçiç: Serbia është e gatshme ta ndihmoj Maqedoninë me energji dhe ushqime

20:19, 29/07/2022
A+ Aa A-

"Ne jemi të gatshëm ta ndihmojmë Maqedoninë me energji elektrike dhe ushqim nëse është e nevojshme”, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

Vuçiç ka bërë të ditur në një emision televiziv në Serbi se nëse është e nevojshme Serbia është e gatshme të ndihmojë sërish.

Këtë ndihmë presidenti serb e ka paralajmëruar si pjesë të nismës “Ballkani i Hapur”.

Ai shtoi se tre vendet e kësaj nisme duhet të ndihmojnë njëri-tjetrin në muajt në vijim.

“Të gjithë mund të ndihmojnë të gjithë. Ne mund ta ndihmojmë Maqedoninë me rrymë dhe ushqim në ditë të caktuara. Ka ditë të ndryshme, kur Shqipëria është e mirë, mund të ndihmojë Maqedoninë, ndonjëherë edhe neve”, tha Vuçiq.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco