Detaje shokuese nga ngjarja në Greqi: 59-vjeçari e përdhunoi nënën përpara se ta vriste

Detaje shokuese nga ngjarja në Greqi: 59-vjeçari e përdhunoi nënën përpara se ta vriste

16:29, 29/07/2022
A+ Aa A-

59-vjeçari grek i cili akuzohet se ka përdhunuar dhe më pas vrarë nënë e tij të moshuar ka dalë sot para trupës gjykuese, ndërsa është lënë në burg.

Nga konstatimet mjeko-ligjore, si dhe nga deklarimet e mbledhura nga Policia e Selanikut, rezulton se i akuzuari në mënyrë të përsëritur ka kryer akte seksuale ndaj të moshuarës dhe për këtë arsye ndaj tij është ngritur një procedim penal shtesë për vazhdimin e përdhunimit.

Sipas informacioneve, në raportin mjeko-ligjor, përveç goditjeve fatale, përshkruhen edhe lëndime nga aktet e dhunimit, të cilat konstatohen në kohë para kryerjes së vrasjes, konkretisht “nga disa orë deri në 24 orë para vrasjes ”.

Në deklaratën e tij, i pandehuri, me çrregullime të shëndetit mendor dhe varësisë ndaj alkoolit, mohoi përdhunimin, duke përsëritur megjithatë, ashtu siç bëri gjatë hetimeve paraprake se ishte lodhur duke u kujdesur për nënën e tij të shtrirë në shtrat dhe të verbër për pesë vjet.

“Nuk durova dot më”, mësohet se ka thënë ai, ndërsa përmes avokatit ka kërkuar ekzaminim psikiatrik, kërkesë e cila është pranuar.

Trupi i 84-vjeçares është gjetur nga vëllai i të pandehurit. Viktima kishte të nxira në fytyrë, si dhe në zonën e djathtë të qafës së mitrës, por edhe trauma në zonën e majtë ballore.

Nga dëshmitë e banorëve të zonës, rezultoi se 59-vjeçari ishte shtruar më parë në spitalin psikiatrik, ndërsa shpeshherë krijonte probleme në zonë, për shkak të sjelljes së tij agresive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco