E denjë për skenar filmash, autorët hyjnë si klientë në bankë dhe dalin me çantat plot

E denjë për skenar filmash, autorët hyjnë si klientë në bankë dhe dalin me çantat plot

16:56, 12/07/2022
A+ Aa A-

Një grabitje me skenar filmash ka ndodhur të premten e kaluar në një filial banke në Nea Smyrni në Greqi.

Dy grabitësit, pretenduan të ishin klientë dhe me këtë skemë arritën deri të kasafortat e bankës, shkruajnë mediat greke.

Pa u vënë re nga kamerat e sigurisë, autorët hynë deri në bodrumin e godinës, megjithatë nuk i ndoqi i njëjti fat.

Ata hapën katër kasaforta, të cilat ishin bosh, por nuk dolën me duart bosh dhe morën sendet e çmuara që ishin në një nga kasafortat e tjera dhe dolën të pashqetësuar.

Pak më vonë, punonjësit e bankës kuptuan se dera e kasafortës ishte thyer dhe lajmëruan policinë, e cila është ende në kërkim të autorëve të grabitjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco