Edhe Greqia dërgon emisare speciale në Ballkanin Perëndimor

Edhe Greqia dërgon emisare speciale në Ballkanin Perëndimor

17:55, 15/06/2022
A+ Aa A-

Greqia ka caktuar një emisare speciale për Ballkanin Perëndimor, pas vizitës së ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias në këtë rajon.

Ministria e Punëve të Greqisë përmes një komunikate për media, ka thënë se ky shtet i kushton rëndësi konsolidimit të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Greqia ka vendosur që ambasadorja Sofia Grammata, të emërohet e dërguar e posaçme e MPJ-së në Ballkanin Perëndimor.

E njëjta, aktualisht është ambasadore e Greqisë në Bukuresht dhe do të kryejë detyrat e saj paralelisht me ato ekzistuese.

Ministri i Punëve të Jashtme, i cili në javët e fundit vizitoi radhazi Tiranën, Shkupin, Sarajevën, Beogradin, Podgoricën dhe Prishtinën, ka vendosur të caktojë një të dërguar special të Ministrisë së Punëve të Jashtme për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në komunikatën e MPJ-së greke.

Grammata u emërua Ambasadore e Greqisë në Rumani, me akreditim njëkohësisht në Moldavi në vitin 2019.

Më parë ajo kishte shërbyer si Drejtore e Drejtorisë për Evropën Juglindore të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Vlen të theksohet se Greqia nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës, megjithatë, ministri Dendias e ka vizituar disa herë shtetin kosovar gjatë viteve të fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco