Piloti grek do të vizitohet për herë të parë në burg nga prindërit e tij , ja çfarë u ka kërkuar

Piloti grek do të vizitohet për herë të parë në burg nga prindërit e tij , ja çfarë u ka kërkuar

13:38, 15/06/2022
A+ Aa A-

Pilot grek Babis Anagnostopoulos i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij Caroline, do të vizitohet për herë të parë në burg nga prindërit e tij.

Pas një viti izolim në qelinë e Korydallos, ai i kishte të ndaluara dhe takimet me njerëzit e tij më të afërt.

Sipas informacioneve të medias helene Prothema.gr vizita është planifikuar për sot.

Po sipas kësaj medie pilot iu ka kërkuar prindërve të tij që t’i sjellin veshje dhe libra, ndërsa kërkon dhe informacion për vajzën e tij Lidia.

Ai është vendosur në qeli, së bashku me një të burgosur shqiptar, ndërsa të njëjtat informacione thonë se në ditët në vijim ai do të bëjë një kërkesë nëpërmjet avokatit të tij,  Alexandros Papaioannidis , për të filluar punën me kohë të pjesshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco