Gruaja i shkon burrit në punë, i gjuan me grushte dhe e bën për spital, e ‘pëson’ edhe kolegu

Gruaja i shkon burrit në punë, i gjuan me grushte dhe e bën për spital, e ‘pëson’ edhe kolegu

10:59, 10/05/2022
A+ Aa A-

Një 36-vjeçare ka rrahur burrin e saj me shkelma dhe grushte në Pire të Greqisë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, ku gruaja vendosi t’i shkonte në ambientet e punës ku punonte burr i saj 41-vjeçar, ku i ka bërtitur, e më pas ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij.

“Tërbimit” të gruas nuk i shpëtoi as kolegu i burrit të saj, të cilin e rrahu pasi hyri të ndante çiftin.

Dëshmitarët kanë treguar për protothema.gr se gruaja e ofendoi burrin dhe e goditi me grushte në kokë, e shuplaka në fytyre.

Oficerët që ishin të pranishëm thirrën Policinë, por ajo u zhduk.

Dy të lënduarit u dërguan në Repartin e Kaminias, ku po marrin mjekim./TCh/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco