Eurodeputetët grekë i dërgojnë letër UNESCO-s për përdhosjen e monumentit Hagia Sophia

Eurodeputetët grekë i dërgojnë letër UNESCO-s për përdhosjen e monumentit Hagia Sophia

14:36, 29/04/2022
A+ Aa A-

Eurodeputetët grekë dhe qipriotë denoncojnë Turqinë për përdhosje dhe mosrespektim të monumenteve kulturore botërore, siç është rasti i Hagia Sophia, shkruan media greke prothema.gr.

Eurodeputetët i dërguan një letër, me iniciativën e Zëvendës Presidentit të Komitetit Qendror të PPE -së, Vangelis Meimarakis , drejtoreshës së përgjithshme të UNESCO-s, Audrey Azoulay, në të cilën ata " i kujtojnë qeverisë turke se ajo ndodh në mënyrë të përsëritur me Hagia Sophia"  e cila është pjesë e " konteksit të përgjithshëm të provokimit të përshkallëzuar turk ".

Në letër, eurodeputetët kujtojnë se " përdhosja e mëtejshme e Hagia Sophia, me vandalizmin e fundit të portës perandorake, është rezultat i vendimit të pamatur për ta kthyer këtë monument botëror dhe fetar në xhami, si dhe mungesës së masave mbrojtëse."

Në këtë kontekst, siç theksohet në letër, " ju bëjmë thirrje që të merrni masat e duhura për të mbrojtur këtë zonë të trashëgimisë botërore, për të mbrojtur marrëveshjet ndërkombëtare dhe kuadrin e UNESCO -s dhe për të mbështetur vlerat dhe parimet tona thelbësore evropiane".
 

“ Kjo letër e re vjen pas letrës së mëparshme që u dërgua në korrik 2020 dhe e vë edhe një herë UNESCO-n përpara përgjegjësive të saj ”, thuhet në deklaratë.
 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco