Me destinacion Selanikun, sekuestrohet mbi 650 kg kokainë, erdhi nga Ekuadori në kontejner me banane

Me destinacion Selanikun, sekuestrohet mbi 650 kg kokainë, erdhi nga Ekuadori në kontejner me banane

09:05, 29/04/2022
A+ Aa A-

Autoritetet italiane kanë sekuestruar një mega sasi kokaine e mbërritur nga Ekuadori me destinacion Greqinë dhe që tranzitonte përmes Portit kalabrez" Gioia Tauro."

654,300  kg kokainë e cilësisë mjaft të pastër është sekuestruar nga Komanda Provinciale e Guardia di Finanza e Reggio Calabria e nga Drejtoria Doganore e Portit "Gioia Tauro."

Kokaina u gjet e fshehur në një kontejner që transportonte banane i nisur nga porti ekuadorian i Guayaquil,  me destinacion Portin e Selanikut në Greqi.

Sipas autoriteteve italiane kokaina e cilësisë mjaft të pastër do të sillte për trafikantët një fitim gati katërfish më të madh në shitjen me pakicë e cila arrinte vlerën rreth 200 milionë euro.

Me urdhër të Prokurorisë italiane të Palmi-t kanë nisur hetimet paraprake mbi ngjarjen dhe lënda narkotike e sekuestruar është vënë nën urdhër sekuestro.

 Janë rreth 2000 kontejnerë të mbërritur nga kontinenti amerikano jugor në Portin Gioia Tauro, që gjatë orëve të fundit janë vënë nën kontrollin e sofistikuar të skanerave e instrumenteve të kontrollit doganor, e që çuan në kapjen e kësaj sasie kaq të madhe kokaine.

Portin kalabrez Gioia Tauro është në vëzhgimin e vazhdueshëm të autoriteteve italiane dhe konsiderohet si një portë hyrëse për trafiqet ilegale të mafies kalabreze Ndrangheta e të grupeve të tjera kriminale autoktone apo të huaja me veprim në Itali e në Europë./Alba Kepi, ora/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco