FOTO/ Dritan Abazoviç prezanton qeverinë e re në Malin e Zi

FOTO/ Dritan Abazoviç prezanton qeverinë e re në Malin e Zi

15:23, 28/04/2022
A+ Aa A-

Ka nisur në Cetinje seanca e Kuvendit, në të cilën do të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe qeveria e re e Malit të Zi, me mandatar për kryeministër Dritan Abazoviç.

Kryetari aktual Ervin Ibrahimoviç deklaroi se ka kuorum për seancën. Bie në sy propozimi për dy ministra shqiptarë. Emri i parë është Fatmir Gjeka, i propozuar si Ministër i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave. I dyti është Maras Dukaj, i propozuar si Ministër i Administratës Publike.

Në planin e dorëzuar, Abazoviç ka renditur pikat kryesore ku do të fokusohet qeveria e re, ku mes të tjerave përfshihet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përshpejtimi i procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe reforma të reja për të përballuar krizën ekonomike si pasojë e luftës në Ukrainë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco