Talat Xhaferi takon Zelensky: Vij nga një vend që ka pasur pamje të tillë si Ukraina

21:56, 27/04/2022
A+ Aa A-

"Jam tërbuar ndaj botës që nuk ka zë mjaftueshëm të fuqishëm t'i thotë stop këtij pushtimi të pamend". 

Kështu u shpreh kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi në takimin që zhvilloi në Kiev me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. 

Në takimin e zhvilluar në Pallatin Presidencial të Zelensky, Xhaferi ka mbajtur një fjalim, pas mbajtjes së një minutë heshtje në nderim të viktimave të pafajshme të agresionit ushtarak rus. 

Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut është shprehur vjen nga një vend që ka patur shumë situata si ato që po kalon Ukraina aktualisht. 

Gjithashtu, Xhaferi ka kritikuar Moskën për nisjen e një lufte, siç e cilësoi ai, absurde dhe të pamend, por edhe botën mbarë që është e pafuqishme për ta ndaluar. 

Fillimisht, Xhafefri vizitoi zonat e bombaduara nga rusët, në periferi të Kievit, Irpin dhe Hostomel.  

Fjalimi
Ngushëllimi im i sinqertë dhe shumë i thellë ndaj fëmijëve, prindërve, grave dhe burrave që i humbën më të dashurit. Sot jam Ukrainas. Kërkoj ndjesë për çrregullimin e kornizës protokollare i nderuar President i Ukrainës, z. Zelenski dhe koleg i nderuar Stefançuk, por, jam memec dhe për atë që dua ta them, më mjafton edhe një minutë. Edhe krahas asaj që jam ushtar, edhe krahas kujtimeve të freskëta nga luftërat në Ballkan. Jam memec dhe i tërbuar. I tërbuar ndaj njerëzimit që lejoi të jemi dëshmitarë memec të një lufte për të cilën besonim se është pjesë e historisë.

Jam i trishtuar nga numri i varrezave lehet e të cilave nuk arrin dot ti shohë syri i njeriut, a pashë vetëm një pjesë në Buçë dhe në Irpin. Jam i tërbuar ndaj botës që nuk ka zë mjaftueshëm të fuqishëm ti thotë stop këtij pushtimi të pamend. Për nder të jetëve të humbura obligohemi t’ju ndihmojmë dhe të dëgjojmë me kujdes se si sërish do e ndërtoni të rrënuarën.

Sinqerisht kam respekt për kohën e ndarë nga mikpritësit për t’ju drejtuar, kështu që, më lejoni të theksoj si vijon: Personalisht do të zotohem për miratimin sa më të shpejtë të vendimeve për ndihmën dhe mbështetjen e Ukrainës. Fakti që jam në Ukrainë, u jep peshë akoma më të madhe aktiviteteve të mia si kryetar i dhomës ligjvënëse që është selia e demokracisë dhe institucioni ku merren vendimet kryesore shtetërore.

Të nderuar, Miratimi i “Deklaratës për dënimin e atakëve ushtarakë që e rrezikojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës,” më 3 mars në Kuvendin tonë; si edhe bashkë-mbështetja e rezolutave dhe nismave që kërkojnë që Rusia të pushojë menjëherë me përdorimin e forcës në Ukrainë dhe të tërheqë ushtrinë e vet e konfirmojnë mbështetjen dhe solidaritetin tonë të fuqishëm, të padyshimtë dhe të vendosur me popullin ukrainas.

Republika e Maqedonisë së Veriut e mbështeti edhe Vendimin për suspendimin e Rusisë nga Këshilli i Evropës. Në plotësim, u bashkëngjitëm ndaj të gjitha masave dhe sanksioneve restriktive të Bashkimit Evropian ndaj Federatës Ruse, edhe pse nuk jemi anëtare e BE-së.

Ky akt agresioni edhe një herë vërtetoi se sa i rëndësishëm është zgjerimi i Bashkimit Evropian për sigurinë, stabilitetin dhe konsolidimin demokratik të Evropës. Mirënjohje ndaj të gjithë luftëtarëve për liri në Ukrainë të cilët në kushte lufte na mundësuan të udhëtojmë të sigurt në Ukrainë dhe që e ndajnë bukën me ne. Edhe pse kam vështirësi t’ju shoh në sy, do ju uroj të jeni të fuqishëm dhe të qëndrueshëm deri në lirinë e Ukrainës dhe popullit ukrainas! Ju faleminderit për vëmendjen!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco