Greqia tronditet nga krimi mafioz që ditën e parë të 2022-it, 41 vjeçari vritet para gruas dhe fëmijës

Greqia tronditet nga krimi mafioz që ditën e parë të 2022-it, 41 vjeçari vritet para gruas dhe fëmijës

11:01, 02/01/2022
A+ Aa A-

Banorët e Moschatos në Greqi janë tronditur pas ekzekutimit mafioz të 41 vjeçarit gjeorgjian para syve të fëmijës dhe gruas së tij, mbrëmjen e së shtunës.

Informacionet e para flasin për larje hesapesh, pa përjashtuar mundësinë që të jetë një ‘Kontratë vdekjeje’ e porositur nga jashtë Greqisë.

Autoritet greke janë venë në kërkim të autorit i cili ishte këmbësor dhe ishte i veshur me të zeza.

Fqinjët e viktimës shprehen se e njihnin familjen pasi shkonin në kishë çdo të diel.

Megjithatë ata e cilësojnë 41 vjeçarin si një njeri të errët dhe që shmangte kontaket sociale me ta.

Si ndodhi vrasja?

Sipas medias greke prothema.gr, 41 vjeçari ishte duke u kthyer në shtëpi mbrëmjen e së shtunës me familjen e tij ku është qëlluar drejt tij me armë zjarri,  para syve të vajzës së mitur dhe bahskëshortes.

Autori ka qëlluar në drejtim të viktimës pesë herë.

Predhat e gjetura i përkasin armës me kalibër 22mm dhe po sipas media helene bashkëshortja e tij është në gjendje shoku.

Video nga vendi i vrasjes:

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco