Triller në Selanik: Një futbollist 30 vjeçar gjendet i vdekur në makinën e tij

Triller në Selanik: Një futbollist 30 vjeçar gjendet i vdekur në makinën e tij

10:05, 05/10/2021
A+ Aa A-

Lajmi për vdekjen e një 30 vjeçari në Selanik ka shkaktuar tronditje.

Sipas metrosport.gr, ky është futbollisti i Makedonikos, Nikos Tsoumanis . 

Sipas informacioneve të para futbollisti kishte një lak të të improvizuar në qafë.

Oficerët e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe në hetimet paraprake kanë vlerësuar se vdekja e tij ka ardh nga mbytja.

Informacioni  gjithashtu thotë se vdekja erdhi nga përdorimi i shiritave që u gjetën në makinën e tij.

Mundësia e vetvrasjes nuk është përjashtuar ende, ndërsa asnjë letër lamtumire nuk është gjetur.

Tsoumanis, i cili ishte 30 vjeç, u bë lojtar i Makedonikos në verë, ndërsa në të kalurën ai luajti për ekipe si Aris dhe Apollon Kalamarias.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco