Pjesë e ISIS, arrestohet irakieni në qendër të Athinës

Pjesë e ISIS, arrestohet irakieni në qendër të Athinës

16:49, 04/10/2021
A+ Aa A-

Një 34-vjeçar irakian i akuzuar si terrorist i ISIS, u arrestua këtë mesditë në qendër të Athinës, pas një operacioni të përbashkët të Antiterrorizmit dhe EYP.

Policia në kryeqytetin grek ka lëshuar këtë komunikatë për ngjarjen.

“Mesditën e sotme (e hënë, 4 tetor 2021) një i huaj 34-vjeçar u arrestua nga Shërbimi Kundër Terrorizmit (DAEEV), i akuzuar për pjesëmarrje në organizatën terroriste ISIS. Konkretisht, pasi shfrytëzoi informacionin e ofruar nga shërbimet e huaja bashkëpunuese dhe në bashkëpunim me Shërbimin Informativ Kombëtar (NIS), ai u vendos në qendër të Athinës dhe u arrestua.

Në orët e mëngjesit të datës 05/10/2021 ai do të sillet para Prokurorit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Athinës”, deklaroi policia greke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco