U kap me 35 pako kokainë, Policia greke tregon detajin që tradhëtoi modelen

U kap me 35 pako kokainë, Policia greke tregon detajin që tradhëtoi modelen

11:09, 24/08/2021
A+ Aa A-

Modelja e njohur, Afroditi Barba u arrestua ditën e djeshme nga policia greke, pasi iu gjetën në makinë 35 pako kokainë në sediljen e makinës së saj Range Rover.

31-vjeçarja u dërgua menjëherë në Departamentin e Policisë në Glyfada të Greqisë, ndërsa automjeti i saj u konfiskua.

Ndërkohë, sipas dëshmisë së oficerit të policisë që e arrestoi modelen, ishte Range Rover me vlerë disa mijëra euro që ngjalli dyshimet për ta kontrolluar atë, gjithashtu sjellja e 31-vjeçares që nga momenti kur doli nga automjeti dhe një telefonatë në të cilën ishte nervoze dhe e mërzitur i bëri blutë të dyshojnë edhe më shumë.

Sakaq, avokati i modeles ka hedhur poshtë zërat dhe ka deklaruar për mediat vendase, se makina që Barba posedon është blerë nga ish-bashkëshorti i saj.

Ndërsa nëna e saj Catherine Barba duke folur për prothema.gr është shprehur se vajza e saj është e pafajshme, se nuk kishte lidhje me drogën dhe se ngjarja është e manipuluar.

‘Vajza ime është nënë e një fëmije të vogël dhe as nuk do të hynte në situata të tilla. Ajo nuk ka përdorur kurrë drogë’ është shprehur Catherine.

Ajo shpjegon gjithashtu se makina luksoze Ranger Rover është blerë nga vajza e saj kohë më parë me një çmim prej 30,000 euro.


 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco