MALI I ZI/ Arrestohet kreu i klanit kriminal të Kotorrit

MALI I ZI/ Arrestohet kreu i klanit kriminal të Kotorrit

11:42, 22/04/2021
A+ Aa A-

Policia e Malit të Zi arrestoi një person shumë të kërkuar i dyshuar për krijim bandash dhe i përfshirë në vrasje dhe krimet ë tjera.  Sllobodan Kashçelan u arrestua në qytetin bregdetar të Kotorrit

Kashqelan, 58 vjeç, u arrestua pasi dyshohet se është udhëheqës i një klani kriminal, i cili që nga viti 2015 është përfshirë në një luftë të përgjakshme me një bandë rivale malazeze për kontrollin e kontrabandës së kokainës nga Amerika e Jugut sipas mediave.

Dy bandat kishin filluar sulme vdekjeprurëse kundër njëra-tjetrës në Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë, si dhe në vendet evropiane Greqi, Spanjë dhe Itali.Kashqelan i ka mbijetuar dy përpjekjeve për vrasje, përfshirë atë të vitit 2016 kur ai u plagos rëndë në qytetin verior serb të Novi Sadit.

Zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviq, e përshëndeti arrestimin e tij duke e paraqitur si suksesin më të madh të policisë në 10 vitet e fundit.

Qeveria e re e Malit të Zi që fitoi pushtetin pas zgjedhjeve parlamentare në gusht të vitit 2020 është zotuar se do të çrrënjosë krimin dhe korrupsionin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco