Athinës po i vjen rrotull shtrirja e bllokimit deri më 15 mars

Athinës po i vjen rrotull shtrirja e bllokimit deri më 15 mars

13:31, 01/03/2021
A+ Aa A-

Ekspertët shëndetësorë grekë rekomanduan të hënën shtrirjen e bllokimit aktual me të paktën edhe një javë tjetër, deri në 15 mars, duke vënë në dukje të dhënat epidemiologjike për rajonin.

Charalambos Gogos, Profesor i Mjekësisë në Universitetin e Patras, dhe anëtar i Komitetit të Ekspertëve të Qeverisë  për Covid-19, i tha Skai TV të hënën se ai ishte në favor të shtrirjes së bllokimit të fortë deri më 15 mars, duke thënë se ka një ngarkesë të konsiderueshme virale në Atikë,  e kombinuar me një presion të rritur në sistemin shëndetësor.

"Ky është kombinimi më i keq i mundshëm për momentin në Atikë," tha ai, duke theksuar se 15 ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për përhapjen.

Gogos tha se kufizimet aktuale nuk zbatohen si duhet nga publiku.

I pyetur në lidhje me këshillën e tij se si grekët duhet të festojnë "Tsiknopempti" këtë të enjte – fillimin e fundjavës së fundit kur besimtarëve ortodoksë u lejohet të mblidhen për të ngrenë mish para se të fillojnë kreshmën - por Prof. Gogos tha se familjet nuk duhet të ftonin mysafirë, për të mos lejuar përhapjen e virusit.

Profesori i inxhinierisë mjedisore Dimosthenis Sarigiannis i tha ANT1 TV të hënën se shifrat e infeksionit nuk janë përmirësuar shumë sepse qytetarët nuk po zbatojnë me forcë kufizimet në lëvizje.

Efikasiteti i masave ekzistuese krahasuar me marsin e vitit 2020 është në 45 përqind, tha ai. Në të njëjtën kohë, ai tha se mutacionet e koronavirusit gjithashtu paraqesin një problem të rëndësishëm.

Autoritetet shëndetësore greke njoftuan 1,269 raste të reja të koronavirusit së bashku me 36 vdekje për periudhën 24-orëshe që përfundojnë në orën tre pasdite.

 Bllokimi aktual i vështirë, i cili fillimisht pritej të zgjaste deri në fund të shkurtit, u shtri javën e kaluar në 8 mars.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco