Votimet në Maqedoni, Ali Ahmeti: Mbi 100 mijë vota dhe fitore në të gjitha zonat zgjedhore

Votimet në Maqedoni, Ali Ahmeti: Mbi 100 mijë vota dhe fitore në të gjitha zonat zgjedhore

09:14, 16/07/2020
A+ Aa A-

Kryetari i BDI Ali Ahmeti ka reaguar për rezultatin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, partia e drejtuar nga ai ka korrur një fitore absolute, deri tani nga votat e numëruara kanë siguruar 12 deputetë ose100 mijë vota.

Kryetari i BDI Ahmeti u shpreh :

‘Mbi 100.000 vota dhe fitore në të gjitha zonat zgjedhore!

Urime të dashur qytetarë, kjo fitore është ngadhnjim i vullnetit tuaj!

Na presin detyra të mëdha në të ardhmen.

Kujtojmë se BDI, në fushatë kishte sloganin, “Koha për një kryeministër Shqiptar”. Me tej shtoi se ne, “jemi në rrugën e duhur për të siguruar mandatin e 13”.

Sipas kalkulimeve zyrtare të KSHZ, Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar 16 mandate, Aleanca për Shqiptarët 12, Partia Demokratike Shqiptare 1 mandat dhe Lëvizja BESA, e cila garoi në koalicion me LSDM, 4 mandate.

Ndërsa dy partitë kryesore, LSDM ka fituar 45 mandate, ndërsa VMRO 44 mandate në Maqedoni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tosku16/07/2020 11:25

37 mandate shqiptaret. Ku bie kjo Maqedonia ?.

cuf dabjoni16/07/2020 09:51

për sqarim.. Parlamenti i Maqedonise (Sbranie) ka 120 deputete q ezgjidhen me proporcional dhe 3 deputet plus qe i zgjedh diaspora . pra gjithe sejt 123 deputete dhe shumica eshte 62 deputete.

Shto koment

Denonco