Hungaria konfirmon dy rastet e para me koronavirus

Hungaria konfirmon dy rastet e para me koronavirus

20:03, 04/03/2020
A+ Aa A-

Hungaria konfirmoi të mërkurën dy rastet e para të koronavirusit të ri, te dy studentë iranianë në vend.

Kryeministri Viktor Orban tha në faqen e tij në Facebook: "Ne kemi individin e parë të infektuar, ose më saktë dy menjëherë, të cilët duhet ti shtronim në spital. Ata nuk kanë simptoma akoma, por infeksioni është konfirmuar."

Irani ka qenë një nga vendet më të goditura nga koronavirusi jashtë Kinës, ku shpërthimi ka origjinën në fund të vitit të kaluar, raporton Reuters.

Studentët kishin udhëtuar për në shtëpi për vitin e ri iranian dhe njëri prej tyre kreu një kontroll shëndetësor në Hungari, për t'u siguruar që ai nuk ishte i infektuar, tha Janos Szlavik, drejtuesi i institutit kombëtar për sëmundje infektive.

Szlavik nuk pranoi të zbulonte se në cilën shkollë ishin nxënësit.

Gruaja e njërit prej studentëve dhe e dashura e tjetrit ishin të izoluara, tha ai, duke shtuar se Hungaria po vlerësonte lëvizjet e tyre para diagnozës dhe çdo rrezik të përhapjes së mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco