Presidenti Thaçi dënon ndalimin e Ramush Haradinajt në Francë: I papranueshëm në çdo aspekt

Presidenti Thaçi dënon ndalimin e Ramush Haradinajt në Francë: I papranueshëm në çdo aspekt

21:58, 04/01/2017
A+ Aa A-

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dënuar ndalimin nga policia franceze të ish-Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi.

Në një status në Facebook, Thaçi ka thënë se ndalimi i Haradinajt është i dënueshëm dhe i papranueshëm, në çdo rrafsh, në cilindo shtet të botës, vetëm për shkak të një urdhër-arresti të shtetit të Serbisë.

Ky është reagimi i plotë i Thaçit:

I dënueshëm dhe i papranueshëm, në çdo rrafsh, është ndalimi i z. Haradinaj në cilindo shtet të botës, vetëm për shkak të një urdhër-arresti të shtetit të Serbisë.

I dënueshëm dhe i papranueshëm, në çdo rrafsh, është ndalimi i z. Haradinaj në cilindo shtet të botës, vetëm për shkak të një urdhër-arresti të shtetit të Serbisë.

Ne pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës jemi krenarë që kemi luftuar kundër ligjeve diskriminuese e kriminale të regjimit të Sllobodan Millosheviqit, ndërkaq drejtësinë tonë e vërtetoi edhe bota e lirë dhe demokratike kur ndërmori fushatën e bombardimit të caqeve serbe.

Institucionet e shtetit të Kosovës po punojnë me tërë mekanizmat që kanë në dispozicion, që sa më parë të korrigjohet ky gabim dhe që z. Haradinaj të lihet i lirë, siç e meriton.

Ky është edhe një argument tjetër pse Kosova duhet të jetë pjesë e institucioneve ndërkombëtare, që ato të jenë në gjendje të zbulojnë të vërtetën për Kosovën dhe Serbinë, për drejtësinë. HTH

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco