Zgjedhjet në Greqi/ Tsipras pranon humbjen dhe uron kundërshtarin

Zgjedhjet në Greqi/ Tsipras pranon humbjen dhe uron kundërshtarin

21:11, 07/07/2019
A+ Aa A-

Kryeministri në detyrë i Greqisë, Alexis Tspras ka reagaur në një prononcim për mediat, pas mbylljes së procesit zgjedhor dhe pas daljes së sondazheve të para ku partia e tij renditej e dyta.

Tsiras bëri me dije se kishte telefonuar fituesin e këtyre zgjedhjeve kryetarin e “Demokracisë së Re” Kyriako Mitsotakis dhe e kishte uruar për fitoren.

Kryeministri në ikje i Greqisë bëri me dije se ditën e nesërme do të kryejë të gjitha veprimet për të dorëzuar detyrën tek kryeministri i ri.

“Pak më parë telefonova kolegun Micotaqis të cilit i urova fitoren në zgjedhje. Nesër do kryej të gjitha veprimet për të dorëzuar detyrën tek kryeministri i ri Mitsotakis që të fillojë menjëherë punën. I kërkoj Demokracisë së Re të mos e marrë pushtetin me revansh por të jetë në interesat më të mira të grekëve”, është shprehur Tsipras.

Rezultati i zgjedhjeve të sotme në Greqi:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco