Parandalohet sulmi terrorist i ISIS në Maqedoninë e Veriut

Parandalohet sulmi terrorist i ISIS në Maqedoninë e Veriut

23:48, 15/02/2019
A+ Aa A-

Ministria e Brenshme në Shkup njoftoi sot parandalimin e një sulmi terrorist në Maqedoninë e Veriut,  sipas saj I organizuar nga ISIS.

Pas një shkëmbimi informacioni me shtete partnere në lidhje me planet dhe synimet e mundshme për të kryer një akt terrorist në territorin e Maqedonisë së Veriut, Ministria e Brendshme nisi menjëherë një operacion për identifikimin e organizatorëve, mbështetjes së logjistikës dhe autorët e mundshëm.

Policia ka kryer kontrolle në disa njësi administrative, ku sekuestroi objekte dhe mjete plasëse që do të përdoreshin për aktin terrorist.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Shkup:

“Ministria e punëve të brendshme pas shkëmbimit të informacioneve operative me vendin partner, në lidhje me planet potenciale dhe qëllime për kryerje të aktit terrorist në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga ana e pjesëtarëve të strukturave radikale mbështetëse të ISIS-it, ka ndërmarrë masa operativo-teknike me qëllim të identifikimit të organizatorëve, logjisticientëve dhe kryerësve potencial të sulmit. Me qëllim të parandalimit të sulmit terroristit dhe realizimit të funksionit preventiv, MPB ka përgatitur plan të masave dhe aktiviteteve, me çka siguroi urdhra adekuat për zbatimin e tyre. Pas marrjes së urdhrave, në disa lokacione në territorin e vendit, janë bastisur disa vende ku janë marrë gjëra dhe aparate të cilat janë të lidhura me sulmin e mundur. MPB vazhdon të kryej aktivitete dhe të ndërmarrë masa me të cilat punon për sigurimin e mbrojtjes së qytetarëve”.

Për momentin nuk është dhënë asnjë element i hollësishëm në lidhje me operacionin dhe qëllimit të të dyshuarve. Zyrtarë të lartë të policisë nuk kanë dhënë ende një prononcim rreth operacionit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco