Marrëdhëniet Maqedoni - Greqi, nisin fluturimet Athinë-Shkup

Marrëdhëniet Maqedoni - Greqi, nisin fluturimet Athinë-Shkup

08:27, 02/11/2018
A+ Aa A-

Pas marrëveshjes se aritur në Prespë duket se gjakrat mes Athinës dhe Shkupit janë ftiohur. Kanë rifilluar dje fluturimet e drejtpërdrejta nga Athina në Shkup. Në fluturimin e parë nga Athina në Shkup ndodhej në bord dhe zëvendëskryeministri maqedonas, Bujar Osmani. Ai e vizitoi Athinën pas arritjes së marrëveshjes, në të cilën Maqedonia u zotua të ndryshojë zyrtarisht emrin e saj në Republikën e Maqedonisë Veriore.

Me disa postime në rrjetet sociale,  Osmani tha se Greqia ishte bërë "aleati më i madh" dhe se "rivendosja e korridorit ajror" simbolizonte marrëdhëniet e përmirësuara. Flurimi i kompanisë “Olympic Air” u nis për në Shkup nga kryeqyteti helen në orën vendore 18:40. Rinisja e fluturime dy herë në javë, pason votimin nga parlamenti i Maqedonisë për fillimin e procedurës për ndryshimin e emrit të vendit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco