Lajmi i fundit

Vrau 1 polic e plagosi 1 tjetër/ Vetëm 6 efektivë të Shqiponjave në operacion për arrestimin e ish ushtarakut që i shpëtoi 4 herë RENEA-s

Marksistët e Qorit protestë tek PD/ Strazimiri: Marksi ka lënë një ‘faturë pa paguar’ aty, do e paguash ti?

12:13, 04/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Debate të forta dhe akuza politike shoqëruan seancën plenare të Kuvendit, ku deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, iu drejtua me tone të ashpra deputetit të Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, në lidhje me protestën e zhvilluar kundër projektit të investimit në Zvërnec dhe ishullin e Sazanit. Nga foltorja e Kuvendit, Strazimiri e akuzoi Muçin dhe aktivistët e krahut të majtë për përpjekje për të përfituar politikisht nga një kauzë qytetare, duke pretenduar se prania e tyre në protestë ka larguar një pjesë të konsiderueshme të pjesëmarrësve.

Në fjalën e tij, deputeti demokrat përdori referenca të drejtpërdrejta ndaj figurave historike të komunizmit, duke e cilësuar Muçin si “Lenini” dhe “Xherxhinski”, ndërsa e akuzoi se po përfaqëson ideologji që, sipas tij, kanë lënë pasoja të rënda në Shqipëri. Strazimiri deklaroi se protesta për Zvërnecin ishte një protestë qytetare dhe se përfshirja e eksponentëve politikë të së majtës ka dëmtuar kauzën, duke shtuar se “treçerekun e sheshit e ke larguar”, pasi sipas tij shumica e pjesëmarrësve ishin mbështetës të opozitës.

Më tej, deputeti i PD-së sulmoi ashpër idetë që ai i lidhi me marksizmin dhe leninizmin, duke deklaruar se “Marksi ka një faturë të papaguar” dhe se shqiptarët vazhdojnë të paguajnë pasojat e regjimit komunist. Në fund të ndërhyrjes së tij, Strazimiri paralajmëroi se është i gatshëm t’i përgjigjet çdo replike të mëtejshme nga deputeti i Lëvizjes Bashkë, duke e mbyllur fjalën me një thirrje për “kujdes herën tjetër” në trajtimin e çështjeve të tilla politike.

Fjala e Strazimirit:

Faleminderit, zonja drejtuese e seancës. Dy fjalë për të gjithë dashnorët e flamengove dhe të pelikanit kaçurrel. Ti, Xherxhinski atje, Lenini, nuk mund të të dhimbset pelikani kaçurrel dhe flamengoja, ditën kur këta kanë nxjerrë fonde për t'i ndërruar me terapi hormonesh seksin fëmijëve.

Dakord? Fëmijëve tanë, që të gjithëve, me taksat tona që ty të dhimbset aq shumë. Atë sheshin që e ke plot atje, ti je bashkëpunëtor i tyre. Atë sheshin që e ke plot atje, 60-70% të njerëzve i ke demokratë, të ekspozuar. Votues të Partisë Demokratike, drejtues të strukturave të Partisë Demokratike. I ke marrë dje, atë protestën, nxjerr një... ashtu dhe e bëni vetë, jua bën ky këto PR-in.

Rama dhe Berisha njësoj të dy në burg, ti! Dakord? Dhe ata qindra prej atyre dhjetëra i ke sjellë te selia e Partisë Demokratike, marksista, leninista të vegjël. Tashi, ta dish një gjë ti. Te ajo selia atje, Marksi ka një faturë të papaguar. Shpaku, faturë e vjetër. Paguhet me varre të pa eshtra, dhe eshtra të pavarre.

Ti komunistuc i vogël, jashtë kohe, klon oficerësh, e sheh, e kuadri, ku di unë se çfarë kanë qenë nga këta të vegjlit. Dakord? Çorra, topellër, çfarë, çfarë jeni ju atje që vazhdoni, thoni Marksi dhe Lenini, kundër imperializmit. Mirë është mos vish ta paguash këtë faturë, se nuk ke si ta paguash. Nuk do ta paguajnë këta. Këta që s'e ndiejnë, diçka dinë. Mëma.

Në qoftë se do ta hapësh këtë lojë, ne e hapim nuk është problem, po ty nuk të leverdis. Gjëja e vetme që ke bërë dje ti, duke çuar njerëzit atje, është që treçerekun e sheshit e ke larguar. Se të kanë treguar, se nuk je ti organizatori, se është protestë qytetare ajo.

Dhe në qoftë se thuhet 'jo politikanë', ti je i pari. Sepse akoma, me çorrat paraardhës, Xherxhinskin, Leninin, Stalinin, paraardhës, dakord? Akoma sot vazhdojmë paguajmë dëmet e tyre, e çuan këtë popull në uri dhe në tallon. Kështu që, me kujdes herë tjetër, dhe me batutat dhe me të gjitha. Fol të të përgjigjem prapë unë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco