'Territorialja'/ Eksperti Biturku: Reforma e iniciuar nga qeveria, do ta bëjë siç e ka menduar vetë!

17:29, 05/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Debati për rishikimin e hartës administrative të Shqipërisë është ndezur sërish, me mazhorancën dhe opozitën të ulur në tryezën e Komisionit Parlamentar për Reformën Territoriale.

Ndërsa diskursi publik fokusohet te nevoja për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe afrimin e pushtetit vendor me komunitetet, veçanërisht ato në zonat periferike, ekspertët e fushës sugjerojnë se prapa kësaj lëvizjeje fshihen motive thellësisht politike dhe elektorale.

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv, eksperti për çështjet vendore, Tauland Biturku tha se një nga arsyet kryesore dhe më pak të diskutuara publikisht për këtë reformë të re, është kalkulimi elektoral.

Biturku theksoi se kontrolli i pushtetit vendor ka një ndikim të drejtpërdrejtë dhe domethënës në zgjedhjet e përgjithshme, ku sipas tij, reforma e vitit 2014 dhe bojkoti i saj nga opozita e atëhershme, krijoi një pabarazi që ndikoi në rezultatet e vitit 2021.

Për këtë arsye, shtoi ndër të tjera ai, rishikimi i hartës shihet nga partitë politike si një lëvizje strategjike, për të forcuar pozitat përpara përballjeve të ardhshme elektorale.

Po ta marrim në rend kronologjik, ka dy reforma që janë bërë në Republikë në territor, janë bërë mbas viteve 90. është reforma e parë që e ndau me bashki dhe komuna. Është dhe reforma e vitit 2014, e cila bashkoi bashkitë dhe krijoi 61 bashki dhe shkriu shumë komuna dhe krijoi ëh ndryshime në krijoi ndryshimin në territor. Duke kryer ndryshimin në territor, automatikisht kjo impakton në jetën e përditshme të qytetarëve. Por le të marrim se si erdhëm tani tek 2026. Kush e ndërmori këtë reformë? Kjo reformë u iniciua nga qeveria. Dhe unë do të rendis më poshtë arsyet dhe argumentin pse qeveria e rindërmori këtë reformë të cilën vetë e ka bërë në vitin 2014. E vetme.

Reforma e vitit 2026 u nis pra nga qeveria, nga kryeministri dhe në mënyrë institucionale nëpërmjet instrumenteve që disponon qeveria, që është Ministria e Brendshme dhe ngritja e një komisioni parlamentar, në të cilin ftoi dhe opozitën. Pra u korrigjua një defekt i reformës së 2014 që opozita nuk u përfshi, sepse opozita e atëhershme ne e dimë që e bojkotoi dhe kush janë pasojat, pasojat janë katastrofale të bojkotit të asaj të administratë, aq më pak produkti i atij bojkoti që ishte zgjedhjet e 2019-ës pa përfaqësim dhe në një analizë diferenciale që bëra unë me numra, unë flas me fakte dhe me numra. Rotacioni i 2021-shit ishte shumë afër, ishte pritshmëria, por çfarë ndodhi? Pikërisht një efekt i kësaj reforme është votat në territor.

Votat në territor, ku ishin pushtetet e qeverisë, automatikisht ndikuan dhe unë bëj një diferencë në KZZ-në 22 për shembull, që në zgjedhjet e 2025-ës opozita është rreth 3.000 vota përpara dhe në vitin 2021-shin 1.000 vota mbrapa. Pra kjo diferencë e projektuar pastaj në rang Republike do të thotë që mund të ishte shumë afër rotacioni. Jo se unë kam ndonjë ndjesi, por këto janë faktet. Në vlerësimin e 2014-ës, si e ndau qeveria reformën? E ndau në 61 bashki me çfarë opsionesh? Me, pra të paktën opsionet publike, jo opsionet e undergroundit.

Opsionet publike janë që është rritur efikasiteti i shërbimeve, është decentralizuar, pra patë një decentralizim fiskal, patë dhe një përfaqësim qytetar, pretendon qeveria. Pretendon që ta bëjë me një konsultim publik, gjëra të cilat deri tani nuk ka ndodhur, pretendon ta bëjë me një debat politik i cili realisht ndodh, sepse ka një debat midis përfaqësuesve të opozitës dhe qeverisë në komisionin parlamentar, që është me bashkëkryetar dhe ato kanë një statut të vetë të funksionimit që besoj unë, kanë rënë dakord që ta bëjnë me konsensus apo me të drejtën e vetës. Kur në ndërkohë që produkti që shoh unë, përderisa komisioni do të dali me katër variante në parlament, këtu nuk ka veto opozita.

Qeveria pa diskutim do ta bëjë siç e ka menduar vetë. Megjithatë kjo nuk duhet të ndalë as zërat që mendojnë ndryshe, as opozitën që të shprehet. Unë nuk nxis vetëm opozitën, unë nxis çdo aktor dhe faktor lokal, çdo qytetar, çdo freelancer, çdo njeri mendimtar, i cili e sheh në nivelin qytetar këtë reformë që ta ngrejë zërin, qoftë në formën e një peticioni, qoftë të kërkojë një pyetje të territorit, me peticione, me qëndrime të Këshillit Bashkiak, nuk e di, pra ka instrumente, demokracia i ka sa të duash dhe demokracia prandaj është e bukur se ka instrumenta që zëri i qytetarëve të dëgjohet.

Pra, partitë politike janë të orientuara drejt votës. Por procesi i votimit i një pushteti pra të themi vendor në raport me zgjedhjet parlamentare, ka, është më i balancuar rezultati, apo një zgjedhje parlamentare në pushtetin vendor që prapë është më i balancuar rezultati. Kështu që partitë politike patjetër që janë të interesuara për votën politike, sepse tek e fundit po të marrim dy subjekte më të mëdha, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, ato janë subjekte shtet formuese, ato tentojnë të formojnë shtetin. Dhe marrin përgjegjësi. Unë nuk flas që janë partitë e vogla që ato do të ndikojnë.

Por unë them që kjo reformë është automatikisht e lidhur me të gjithë elementët e tjera të shërbimeve publike, pra të shërbimeve qeveritare me agjencitë e veta dhe është automatikisht e lidhur me të gjitha reformat e tjera, qoftë me reformën elektorale, qoftë me reformën, të themi në fushën e drejtësisë, me reformat në fushën e arsimit, me reformat në fushën e taksimit, taksave, pra asimetria fiskale se si do të organizohet. Kështu që në lidhje me këto lloj reformimesh, të dy krahët politikë kanë qasjet e veta që të cilët në përgjithësi janë qasje filozofike dhe për shkak se kanë dy filozofi të ndryshme të qeverisjes, pra të shtetformimit, ato dhe në praktikë kanë dy sjellje të ndryshme, qoftë politike, por qoftë edhe menaxheriale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco