Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka lëshuar akuza të forta ndaj Policisë së Shtetit, duke e cilësuar atë si një “strukturë kriminale” që ka vepruar me urdhër politik për të shtypur dhe dhunuar protestuesit.
Në një intervistë për Syri Tv në edicionin e pasdites, Këlliçi theksoi se gjatë protestave paqësore janë vënë në zbatim skenarë me policë dhe civilë të infiltruar për të nxitur dhunë dhe konfrontime.
Ligjvënësi demokrat hodhi akuza të rënda ndaj katër zyrtarëve të lartë të policisë, të cilët sipas tij, janë pjesë e një “grupi të strukturuar kriminal” që drejtoi dhunën. Ai identifikoi me emër Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda, drejtorin e Policisë së Tiranës, Elton Alushi, shefin e sektorit të operacionales, Arben Agiko, dhe shefen e vëzhgimit, Elona Salihu.
Deputeti Këlliçi u ndal veçanërisht tek Ilir Proda, duke e cilësuar si një “ushtar i krimit të organizuar” dhe se ka kaluar vetingun pa certifikatë sigurie, falë lidhjeve me bandat kriminale në Elbasan.
Deputeti demokrat, u shpreh se këto veprime nuk do ta stepin Partinë Demokratike, por përkundrazi, do të çojnë në organizimin e protestave të reja, edhe më të forta. Ai theksoi se objektivi final mbetet largimi i kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie teknike për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
E para ka qenë një protestë e jashtëzakonshme, që ka shpalosur pikërisht atë që ne kishim thënë edhe gjatë ditëve parapërgatitore dhe që në momentin e parë që e kemi thirrur këtë protestë, që në ditën e parë që është bërë, në fakt që kur është bërë protesta e 10 shkurtit, që kemi paralajmëruar që kjo protestë do të ishte shumë herë më e fortë edhe do të reflektonte nervin e qytetarëve dhe për shkak të sjelljes së policisë së shtetit e cila tashmë është kthyer në një strukturë kriminale tërësisht, në protestën e datës 10 shkurt. Edhe këtu do të doja të ndalesha pak edhe me emra konkret. Ju e keni parë tashmë që në protestat paqësore të opozitës, ku keni parë të dështojnë skenarët e policëve të infiltruar, e civilëve të infiltruar për të nxitur dhunë dhe për të shkaktuar keqkuptime, përplasje, konfrontime dhe për të nxitur konflikte brenda protestuesve apo midis protestuesve dhe policëve. Të gjitha këto skenare janë demontuar deri tani me sukses në media dhe nga opozita. Keni parë dhe është denoncuar edhe me video, një rast tjetër të një banditi të quajtur Luis Sheta, i njësisë numër 12 edhe mund ta gjeni fare mirë në rrjetet sociale, se si i kanë dalë videot ai provokonte kryetaren e Partisë Demokratike të njësisë numër nëntë, zonjën avokaten e nderuar Eda Grimci dhe demokratë që ishin përreth zonjës Grimci dhe protestues duke marrë pjesë në protestë, si i provokonte, i fyente dhe tentonte të nxiste konflikt për të bërë të mundur që të kishte përplasje dhe më pas për ta pasqyruar këtë të gjithën në media, në mediat e majta, në ato media që kur në protestë kanë ardhur me dhjetëra mijëra qytetarë, ata nxjerrin pamje rreth dy apo tre orë para nisjes së protestës.
I njëjtë si provokatori tjetër apo banditi tjetër i veshur me rroba civile, që ishte në fakt punonjës i policisë së shtetit, i cili rrihte barbarisht të rinjtë që dilnin nga selia e Partisë Demokratike dhe që u kap në flagrancë nga deputetë të Partisë Demokratike, u kam qenë dhe unë dhe zoti Noka dhe zoti Mziu e deputetë të tjerë dhe zoti Luku, dhe u demaskua si një bandit ordiner që është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal tashmë, në krye të policisë së shtetit, të cilët kanë marrë urdhër për të shtypur dhe për të dhunuar protestuesit. I pari, Ilir Proda, i cili, përveç se është një ushtar i krimit të organizuar dhe i narkotrafikut, mos harroni që në mars të vitit 2024 është i vetmi oficer i policisë së shtetit që ka kaluar vetingun pa çertifikatë sigurie. Dhe pse ndodhi kjo? Se në atë moment ishte ushtar i bandës së Uel Çelës, pasi ishte shef komisariati në Elbasan. Dhe në mënyrën më të çuditshme dhe të paprecedent, brenda vetëm gjashtë muajsh, në tetor të 2024-ës, gradohet nga ushtar i bandës së Elbasanit, në ushtar i bandës së Troplinëve në Durrës dhe gradohet drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit pa certifikatë sigurie.
Ky bandit që e ka kthyer Policinë e Shtetit në ushtar të krimit të organizuar dhe roje të bandave dhe të kartelave, së bashku me drejtorin e Policisë së Tiranës, Elton Alushin. Së bashku me Arben Agikon, që është shefi i sektorit të operacionales, i përzënë me turp nga puna deri në vitin 2013, i rikthyer në Policinë e Shtetit atëherë në vitin 2013 me rilindjen e kthyer në pushtet, i përzënë dhe nga komisariati numër gjashtë, edhe si shërbëtor i Yll Ballës në komisariatin e Shijakut, ka marrë urdhër për të survejuar dhe për të goditur protestuesit. Së bashku me Elona Salihun, shefen e vëzhgimit. Janë këta katër banditë që ne i kemi me emra dhe që na vijnë të dhënat nga vetë ata, se Policia e Shtetit ka dhe, ka dhe njerëz të ndershëm, ka dhe punonjës policie me uniformë, të cilët zbatojnë ligjin, ka dhe policë që skuqen kur shohin këto akte dhe sigurisht na sjellin të dhëna për të gjithë këta keqbërës dhe për të gjithë shkeljet ligjore që kryen ky grupim i strukturuar kriminal brenda Policisë së Shtetit. Të katërt këta individë, ne do t'i shkojmë deri në fund të gjithëve, do t'i marrim vesh të gjithë kush janë. Ata që dhunojnë demokratët, ushtrojnë terror ndaj protestuesve, rrahin të mitur, rrahin të rinj dhe kërcënojnë qytetarët që dalin në protestë, këta të gjithë herët apo vonë do të mbajnë përgjegjësi para ligjit.
Forcat e Ilir Prodës dhe të Edi Ramës. Këta që sollën shkresë që nuk garantonin dot sigurinë e protestës. Këta që nuk kishin forca për të mbarëvajtur protestën, janë po të njëjtët këta që tallen, që del ai siçiku dy metra në bordin e paqes dhe thotë unë do çoj forca paqeruajtëse, do garantoj paqen në Gaza. Ky që nuk, ky që nuk siguron dot aeroportin e Rinasit, që ndodh vrasja në mes të ditës, në zonën më të mbrojtur të Republikës së Shqipërisë, në terminalin VIP dhe protokollin shtetëror të kalimit të pasagjerëve, vritet në mes të ditës një qytetar, vriten dy në fakt se kanë humbur jetën dy qytetarë. Nuk ka as patrullë, as polici, as kamera, asgjë. Nëse mendojnë se na kanë frenuar, kanë trembur, kanë stepur Partinë Demokratike, e kanë shumë gabim. Ne jemi të bindur që brenda shumë pak ditëve do të kemi një mbledhje të forumeve tona të larta për të njoftuar protestën e radhës që i garantojmë, do jetë edhe më e fortë, do jetë edhe me skenar tjetër. Sepse nuk mund të vazhdojmë më në këtë formë. Sot jemi lajm botëror, në të gjitha mediat botërore, franceze, gjermane, italiane, amerikane, madje dhe në Times of India kishte dalë protesta e Partisë Demokratike dhe opozitës dhe shqiptar opozitës shqiptare, për çfarë? Për faktin që kërkojnë dorëheqjen e një kryeministri i cili është më i korruptuari në Europë dhe që ka zëvendësen e tij të kapur në aferë flagrante të vjedhjes së të paktën 50 milionë eurove.
Dhe kjo është arsyeja edhe pse delegacioni i komisionit të jashtëm të Parlamentit Europian, i ardhur pak ditë më parë, u shpreh qartazi që rasti Balluku, që figuron edhe në lidhje me këtë Luis Shetën, këtë banditin që provokonte dje zonjën Grimçi dhe protestuesit e opozitës, që rasti Balluku është test kritik për integrimin e vendit. Kjo është arsyeja se ne nuk heqim dorë nga protesta deri në arritjen e objektivit final, largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie kujdestare, një qeverie teknike me afat të paktën gjashtë mujor deri në një vjeçar për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Edhe njëherë po ju jap një mesazh të qartë, jo vetëm si deputet i Partisë Demokratike në Tiranë, jo vetëm si një i ri i Partisë Demokratike, por mbi të gjitha si një qytetar i Tiranës, nëse mendojnë se po na stepin me këto arrestime, me këto dhunime, me këto helmime që bëjnë, e kanë të kot. Banda e Ilir Prodës, Elton Alushit, Arben Agikos dhe Elon Salihut do na kenë përballë, përballë në protestë shumë herë dhe më të fortë. Dhe mos harrojmë që kemi dhënë prova që një lloj si me Veliajn, një lloj si me Ballukun, edhe me Edi Ramën, ne nuk i harrojmë ata që shkelin ligjin, dhunojnë demokratët dhe vjedhin paratë e qytetarëve shqiptarë.
© SYRI.net