Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi deklaroi se policia ka shoqëruar në kundërshtim flagrant me ligjin deri dhe invalidë si dhe nuk ka ofruar ndihmë mjekësore për personat të cilët I ka dhunuar gjatë shoqërimit. Bardhi reagoi dhe ndaj deklaratës së Ramës pas protestës. Në një reagim në X Rama deklaroi ‘kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…’ Bardhi tha se Rama tregoi se ka mllef dhe urrejtje ndaj atyre që i drejtojnë gishtin si hajduti më i madh.
Gazment Bardhi
Një person është dhunuar nga policia gjatë shoqërimit. Ai ka kërkuar ndihmë mjekësore por është refuzuar ti ofrohet. Ai mbahej në kundërshtim flagrant me ligjin edhe pse ishte konstatuar që kishte nevojë për ndihmë të menjëhershme mjekësore. Pasi i kemi vënë në dijeni është lejuar që personi të shoqërohet në polici.
Në kundërshtim flagrant të ligjit mbahen të ndaluar edhe 3 të mitur.
Gjithsej në komisariatin nr 1 janë shoqëruar 19 persona dhe sipas listës së verifikuar asnjëri nuk ka kryer asnjë shkelje. Një pjesë e tyre janë drejtues të strukturave lokale të PD-së që kanë qenë në protestë bashkë me deputetetët .
Policia për herë të parë deklaroi se nuk merr përsipër të garantojë sigurinë e tubimit dhe kjo është arsyeja pse sot nuk u soll si polici e shtetit por si bandë që sulmon protestues paqësorë deri aty sa sulmoi besimtarët myslimanë brenda xhamisë.
I shoqëruar është dhe një person, invalid i kategorisë së tretë.
Sa i takon reagimit skandaloz të Edi Ramës. Një njeri që është kapur në hajdutëri nuk mund të quhet më kryeministër. Ka humbur legjitimitetin të jetë i tillë. Mjafton ajo çfarë ka shkruar të kuptoni se ka mllef dhe urrejtje ndaj njerëzve që I drejtojnë gishtin si hajduti më I madh. E tregon se është në hall të madh.
© SYRI.net