Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e sotme kundër korrupsionit qeveritar dhe asaj që ajo e cilëson si kapje të shtetit nga interesat kriminale.
Në një postim në FB, Xhixho thekson se skandalet e rënda që dalin çdo ditë në pah dëshmojnë, sipas saj, se pushteti aktual është shndërruar në një rrjet interesash.
Ajo përmend abuzimin me fondet publike, përfshirjen e AKSHI-t në aktivitete kriminale, si edhe faktin që zëvendëskryeministrja ndodhet nën hetim, por vijon të ushtrojë detyrën.
Postimi në FB:
Sot protestojmë kundër korrupsionit qeveritar dhe kapjes së shtetit.
Skandalet e rënda që zbulohen çdo ditë tregojnë se pushteti është kthyer në një rrjet interesash. Abuzimi me fondet publike, grupi kriminal i AKSHIT, zv.kryeministrja nën hetim por në detyrë, janë vetëm disa prej treguesve që dëshmojnë korrupsionin e kësaj qeverie në çdo qelizë të saj.
Ky nuk është thjesht problem individësh, por një sistem i kalbur që po paguhet nga qytetarët çdo ditë me varfëri, mungesë shërbimesh dhe padrejtësi sociale.
[🗓️] Sot, më 24 janar
[⏰] Ora 17:00
[📍] Përpara Kryeministrisë
Sot, çdo shqiptar duhet të jetë në shesh. Zëri yt ka rëndësi!
© SYRI.net