Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

'Banorë të bllokuar, rrugë nën ujë', PD denoncon: Kurbinin e mbyti uji, qeveria dhe bashkia zhduken

'Banorë të bllokuar, rrugë nën ujë', PD denoncon: Kurbinin e mbyti uji, qeveria dhe bashkia zhduken

16:24, 06/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një reagim të fortë në rrjetet sociale, deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, denoncon braktisjen totale të Bashkisë Kurbin dhe dështimin e institucioneve qendrore dhe vendore përballë përmbytjeve që kanë goditur zonën.

Sipas tij, situata është pasojë direkte e mungesës së ndërhyrjes, mosfunksionimit të kanaleve kulluese dhe neglizhencës së vazhdueshme të pushtetit lokal, duke lënë qytetarët të izoluar dhe pasurinë e tyre nën ujë.

Deputeti thekson se, ndërsa banorët përballen me rrugë të bllokuara, banesa të përmbytura dhe qindra hektarë tokë bujqësore të shkatërruara, qeveria dhe bashkia janë zhdukur nga terreni, duke u mjaftuar me deklarata boshe dhe propagandë. Ky është një tjetër denoncim i fortë i Partisë Demokratike për paaftësinë e pushtetit për të garantuar sigurinë dhe jetesën e qytetarëve të Kurbinit.

Postimi:

Denoncim i Partisë Demokratike

Partia Demokratike denoncon me forcë dështimin total të institucioneve vendore dhe qendrore në menaxhimin e situatës së përmbytjeve që po godasin Bashkinë Kurbin. Reshjet kanë shkaktuar përmbytje dhe bllokim të disa segmente rrugorë, duke lënë familje të izoluar dhe toka të mbuluara nga uji.

Së bashku me kolegun Kastriot Piroli dhe me kryetarin e Partisë Demokratike të Kurbinit, Edmond Shkoza, vëzhguam nga afër zonat më të prekura, ku konstatuam dëme të konsiderueshme në banesa dhe ekonomi të vogla, si dhe rrugë lokale të pamundura për t’u kaluar nga automjetet e vogla. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente për lirimin e rrugëve dhe për shpëtimin e pasurisë së tyre. 

Partia Demokratike i bën thirrje kryetares së Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara që të shfaqet në zonat e dëmtuara, të marrë përgjegjësi dhe jo të fshihet pas gjithë këtyre dëmëve. Po ashtu PD, i bën apel qeverisë dhe çdo institucioni përgjegjës që të ndalojnë propagandën dhe të lënë lojërat politike në këto momente, të dërgojnë shpejt mjetet dhe ekipet e nevojshme për pastrimin e kanaleve, lirimin e akseve dhe ndihmën e banorëve.

Të hartojnë dhe të zbatojnë paketë emergjence për riparimin e dëmeve dhe masat afatgjata për përforcimin e sistemit kullues dhe infrastrukturës. Ky denoncim është thirrje për përgjegjësi dhe veprim të menjëhershëm, qytetarët e Kurbinit nuk mund të mbeten peng i infrastrukturës së paaftë dhe i deklaratave boshe. Partia Demokratike do të qëndrojë pranë banorëve dhe në mbrojtje të interesave të tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco