Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

Berisha: Të gjitha partitë opozitare do ftohen në tryezë! Duhet një front të gjerë kundër narko-regjimit

13:21, 06/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një deklaratë për mediat, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se të gjitha partitë opozitare, pa përjashtim, do të ftohen në një tryezë të përbashkët.

Ai theksoi se ka ardhur koha për krijimin e një fronti të gjerë opozitar, ku forcat politike të bashkërendojnë përpjekjet me përgjegjësi të lartë. Sipas Berishës, qëllimi është dhënia e një goditjeje përfundimtare ndaj asaj që ai e cilësoi si “narko-regjimi” i kryeministrit Edi Rama.

FJALA E BERISHËS:

Të gjitha partitë pa përjashtim do ftohen.

Ne mendojmë se është koha për të krijuar një front të gjerë opozitar, në mënyrë që me shkallën më të lartë të përgjegjësisë, forcat politike opozitare të qëndrojnë në lartësinë e kërkesës së kësaj kohe, të bashkërendojnë të gjitha përpjekjet për t’i dhënë goditjen përfundimtare narko-regjimit të Edi Ramës.

Janë të ftuara pa përjashtim të gjitha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco