ish-i burgosuri politik Demir Pojana ka shpërthyer në akuza të forta ndaj qeverisë Rama, teksa ka rrëfyer historinë e tij të persekutimit, duke e lidhur atë me situatën aktuale politike dhe ekonomike në vend.
Duke folur në Kuvendin e qytetarëve para kryeministrisë, Pojana bëri një paralele tronditëse mes vuajtjeve nën regjimin komunist dhe asaj që ai e cilësoi si "vjedhje e hapur" nga qeveria aktuale.
Pojana duke e drejtuar gishtin nga qeveria, por pa përmendur emra drejtpërdrejt dhe duke përdorur epitete të rënda si "ky horr" dhe "djalli i vetë", e akuzoi pushtetin për përçarje dhe varfërim të shqiptarëve.
"Ky blen edhe djallin e blen ky. Ky është djalli i vetë," deklaroi ai.
Më tej, ai e akuzoi qeverinë se po vjedh qytetarët dhe se ka futur "paratë e drogës në buxhet". "Po na marrin kafshatën e fëmijëve," shtoi ai, duke denoncuar një situatë të rëndë ekonomike. Në kontrast të plotë, Pojana shprehu mbështetjen e palëkundur për ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilin e quajti "dielli".
Duke kujtuar një fjalim të tijin në një foltore në Elbasan, ai paralajmëroi se "kush del nga orbita e këtij dielli, do ngelet shkrumb pa vlerë". Ai u bëri thirrje atyre që janë larguar nga grupimi i Berishës që "të frenohin" dhe "të mbyllin gojën", duke i quajtur në një "rrugë të gabuar". Fjalimi i tij u mbyll me një thirrje për ndryshim, duke e përshkruar vitin e ri si "vitin e ndryshimeve" dhe duke i ftuar qytetarët të mos qëndrojnë në "errësirë" dhe "pa bukë", por të bashkohen për të ndriçuar rrugën e vendit.
Kam bërë 21 vjet, nëntë muaj e 21 ditë burg, nga këto 17 i bëra në Burrel. Shtëpia ime në Elbasan s'pati rob. Nënën me gjashtë fëmijë ma morën, ma çuan andej nga Durrësi. Dhe ne nëpër burgje nuk dinim jemi gjallë a kemi vdekur. Dhe qameti thërriste kujën atje ku nuk kishte kufi më. Mirëpo, duke qenë me trashëgimi speciale dhe duke pasur një kulturë të çuditshme prej nënës, prej njëri-tjetrit, ne ja dolëm, ne erdhëm sot t'i themi doktorit që me të burgosurit politikë duhet bërë edhe me trashëgimtarët e tyre, duhet bërë punë. Se ky na përçau, ky horr. Ky s'le gjë pa bërë. Ky blen edhe djallin e blen ky. Ky është djalli i vetë. Sot në Shqipëri gjen, domethënë, njeriun, po ta studiojmë kështu si filozofi, më të ndyrin në botë dhe filozofia nuk e shpjegon dot. Deri aty i ka çuar njerëzit e tij. Në ata që mban rreth vetes. Ai nuk mund të quhet njeri, ai urren kombin e vet. Ai na urren neve për vdekje.
Çfarë i kemi bërë ne atij? Unë jam në Elbasan, dal në lagje ku jam rritur, njerëzit kthejnë kokën, shohin shtrembët. Po çfarë të kam bërë unë o qyqar? Unë po të tregoj rrugën. Unë po të them shiko drita. Hajde me mua të marrim dritën, ndriçojmë rrugën. Jo duan të rrinë në errësirë. Duan të rrinë pa bukë. Po rroftë, rroftë Edi Rama. Që e shoftë Zoti me gjithë këta. E shoftë Zoti aty ku është. Pra, unë si i burgosur i ndërgjegjes, ju bëj thirrje të gjithëve. Këta kanë hyrë në tavolinë. Po na marrin kafshatën e fëmijëveKëta po na vjedhin ne në forma nga më të degjeneruara. Shiko çfarë bëjnë këta. E bën euron 900 lekë.
Po unë e kam fituar me gjak atë kodosh euro, 1400. Qysh ma mori mua ai 500 lekë, m'i vodhi përnjëherë? E na futi paret e drogës në buxhet. Po ka gjë më të tmerrshme se kaq? Unë nuk e di si mund ta shpjegosh dhe si mund të drejtosh një shtet ku ti ditë e për ditë mendon qysh ta varfërosh, del në rrjet, nëpër këto lajme, do rris thotë, unë thotë pensionet. Çfarë pensionesh do rrisësh o qyqar? Po ti s'ke pensione o qyqar, nuk ke pensione, 100.000 lekë pension, o horr. O bandit. Nuk di çfarë me thënë. Dhe ky qen e pa si puna e Enverit. Ky po vret ndërgjegjen, po vret dhimbshurinë. Nuk duhet të thuash gjynah, se mendon partia. Gjynahun e di ai. Ai kopuku. Zoti na ruajtë prej tij.
Tashti, atij i erdhi fundi. I erdhi fundi dhe unë do ju kujtoj diçka me doktorin. Erdhi doktori te foltorja në Elbasan. Po atëherë ishim për ibret. Ai na çau përpara, me thënë të drejtën. Unë u ngrita. Edhe i thashë, dëgjoni këtu thashë. Ky është dielli. Kush del nga orbita e këtij dielli, do ngelet shkrumb pa vlerë. Nuk ka vlerë më fare. Prandaj, e atyne që kanë ikur, atyne zuzarëve, u them, frenohuni. Mbyllni gojën ju që rrini si qengj. Se jeni në rrugë të gabuar. Nuk e shihni që sa largoheni prej këtij dielli, ngelni si plehra në rrugës, nuk ju pyet njeri më se jeni gjallë? Të gjithë atë aktivitet e shkel me këmbët e tuaja? Nuk e marr vesh këtë unë. Ja dielli. Doktor, të rrosh. Shyqyr që e kemi. Mirupafshim me ndryshim.
© SYRI.net