Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

‘Sonte kombi marshon në protestë’ – Çfarë po paralajmëron lideri demokrat, Sali Berisha

‘Sonte kombi marshon në protestë’ – Çfarë po paralajmëron lideri demokrat, Sali Berisha

10:42, 20/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Teksa protestat masive të qytetarëve kanë marrë përmasa të jashtëzakonshme, ku kërkohet largimi i kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij, mijëra shqiptarë pritet të vërshojnë në kryeqytetet në protestën më të madhe të paralajmëruar ndonjëherë.

Këtë e ka paralajmëruar edhe kryetari i PD, Sali Berisha, i cili përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, shkruan se sonte i gjithë kombi shqiptar marshon në protestë.

‘Të shtunën vjen rrëzimi i Edi Ramës, të gjithë në shesh’, shkruan Berisha, teksa ka publikuar dhe një video nga protestat e 20-të qytetare në Tiranë.

‘Për lirinë tonë, për të drejtat tona dhe kundër korrupsionit’, është një tjetër mesazh që lideri demokrat përcjell për shqiptarët.

Po ashtu paralajmërohet se do të mbyllet çdo biznes i vogël, për të qenë të gjithë të pranishëm në shesh, në protestën më masive kombëtare, nga ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco