Partia Demokratike ka nisur foltoren e parë për 2026-ën, duke mbledhur qytetarë të shumtë përballë godinës së qeverisë pasditen e sotme.
Foltorja e cila ndryshe konsiderohet edhe si Kuvendi i qytetarëve dhe i deputetëve, tashmë kërkon që Rama të dorëhiqet për t’i hapur rrugën një qeverie teknike dhe zgjedhjeve të lira e të ndershme.
I pranishëm në këtë Kuvend të qytetarëve para godinës së qeverisë së krimit, siç opozita e cilëson, është edhe kryedemokrati Sali Berisha, i shoqëruar dhe nga deputetë të tjerë të PD dhe opozitës.
Sakaq i pari që mori fjalën para qytetarëve të shumtë ishte ligjvënësi demokrat, Luçiano Boçi, i cili u shpreh se ndodhen përpara Kryeministrisë për të kërkuar llogari ndaj abuzimeve të shumta të qeverisë Rama dhe kabinetit të tij.
© SYRI.net