Eksperti i sigurisë, Avenir Peka, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka ngritur akuza të forta mbi atë që ai e cilëson si një rrjet ndërkombëtar ku ndërthuren trafiku i drogës, krimi i organizuar, manipulimi i zgjedhjeve dhe interesa gjeopolitike armiqësore ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me George Soros si figurë qendrore e këtij bashkërendimi.
Sipas Pekës, përfshirja masive e shqiptarëve në kultivimin e drogës në nivel industrial ‘ka nisur që në vitin 2013, në kohën e Samir Tahirit’, ndërsa nga viti 2014–2015, grupet shqiptare të krimit të organizuar ‘filluan të zhvendosen në Amerikën Latine, si proksi të grupeve mafioze italiane të trafikut të drogës’.
Eksperti i sigurisë theksoi se paralelisht me këto zhvillime, Hezbollahu dhe Garda Revolucionare Islamike e Iranit u vendosën në Amerikën Latine, me qendër në Venezuelë, duke e përdorur atë si nyje për trafikun ndërkombëtar të drogës.
Duke iu referuar zhvillimeve në SHBA, Peka kujtoi deklarata publike të ish-zyrtarit amerikan Dan Bongino, i cili sipas tij ‘ka bërë lidhje direkte mes kartelit meksikan të Sinaloas dhe grupeve shqiptare të trafikut të drogës’. Ai përmendi gjithashtu vetëdorëzimin në SHBA të 14 anëtarëve të familjes së El Chapos, të cilët ‘kanë rrëfyer gjithçka për mekanizmat e trafikut’.
Një tjetër element i rëndësishëm, sipas Pekës, është Smartmatic, kompania elektorale venezuelane.
Sipas ekspertit të sigurisë, të gjitha këto elemente, droga, Venezuela, Maduro, Smartmatic, grupet shqiptare, kriptovalutat dhe koncesionet, nuk janë të shkëputura.
‘Nëse i mbledh të gjitha këto dhe analizon informacionin publik, del një pikë takimi. Dhe ajo pikë takimi është George Soros’, deklaroi Peka. ‘Ai është sponsori dhe nyja lidhëse e të gjitha këtyre zhvillimeve’, shtoi ai.
‘Përfshirja e shqiptarëve në kultivimin e drogës ka filluar në mënyrë masive në nivel industrial, në kohën e Samir Tahirit në 2013-ën mbrapa. Në 2014-ën e mbrapa, 2014, 2015, grupet shqiptare të krimit të organizuar, që ishin proksi të grupeve italiane mafioze të trafikut të drogës, filluan edhe u zhvendosën në Amerikën Latine.
Në 2016-ën, 2017-ën, DEA dhe FBI-ja filluan t'i kthejnë kokën nga grupet shqiptare të trafikut të drogës. Nëse ju kujtohet, janë bërë edhe kapje në portet spanjolle, në portin e Durrësit, në portin e në malin e Zi, kanë qenë të gjitha operacione të autoriteteve amerikane. Dhe grupet shqiptare filluan të tërheqin vëmendjen. Kjo kohë përkon edhe me ardhjen e Edi Ramës në pushtet. Paralelisht me këtë, është në të njëjtën kohë që Hezbollahu dhe Garda Revolucionare Iraniane filluan të vendoseshin në Amerikën Latine me qendër në Venezuelë, të cilën e përdorën, përpos përmes gjërave të tjera, edhe për kryerjen e trafikut ndërkombëtar të drogës. Duhet të kuptojmë që Garda Revolucionare Islamike e Iranit, një pjesë dërrmuese të aktivitetit të tyre në Lindjen e Mesme, në Siri, në Liban, në Jemen, në Irak, e kanë financuar në mënyrë të fshehur me këtë aktivitet të paligjshëm. Ka arsye të besohet shumë që Garda Islamike ka bashkëpunuar me grupet shqiptare të krimit të organizuar, në trafikun e drogës.
Nëse ju kujtohet, Zëvendësdrejtori i FBI-së, që dha dorëheqjen, ndje u largua, Dan Bongino, ka qenë një gazetar podcaster. Para se të bëhej drejtor i FBI-së, në një podkast të tij ka bërë, kur doli çështja e McGonigal, ka bërë një lidhje direkte midis kartelit meksikan të Sinaloas dhe grupeve shqiptare të trafikut të drogës.
Element tjetër që ka ndodhur është që vitin që shkoi, 14 anëtarë të familjes, anëtarë direkt të familjes së El Çapos, janë vetëdorëzuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kanë rrëfyer dhe kanë treguar gjithçka. Venezuela përpos pozicionit ose arsyeve gjeopolitike dhe ekonomike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka luajtur rol kryesor, pikë kyçe, pikë nevralgjike, në bashkërendimin e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe interesave të shteteve armike ndaj SHBA-ve, dhe veçanërisht Iranit. Element tjetër është që Smartmatic, që është kompania Elektorale. elektorale, është kompani venezuelane. Po. Është kompania e përfshirë në manipulimin e zgjedhjeve në 72 vende të botës.
Në Shqipëri është e përfshirë në identifikimin e votuesve dhe projektet pilot që bëhen herë në Kamësz. Po unë po të jap vetëm, unë po të jap vetëm një indikacion. Nëse ju kujtohen zgjedhjet e 2021-it, në orën 12:00 të drekës deri në 2:00 të drekës, ka rënë sistemi i identifikimit të... Mbani mend?
Dhe KQZ-ja nuk ishte në gjendje të thoshte dot se çfarë ka ndodhur dhe nuk ishte në gjendje dot të thoshte që a pati dëmtime, a s'pati dëmtime. Ajo çfarë di unë me siguri është që në darkë vonë në KQZ është diskutuar gjerë e gjatë për mungesën e 200.000... Po. Votuesve në sistem.
Si fenomen politik, ai plumb që del, kthehet. Në mos kthehet fizikisht, kthehet politikisht dhe po ndodh. Ëh, po t'i marrësh të gjithë këto komponentë bashkë, dhe të bësh po themi një, ëh, bashkim të këtyre pikave që në pamje të jashtme të duken sikur nuk lidhen me njëra-tjetrën, por në fakt lidhen.
Dhe po të shkosh në, gjen, të mbledhësh informacionin publik, të marrësh kush është Smartmatic, kush është Maduro, kush është trafiku i drogës, kush është Rama, kush janë grupet shqiptare, kush janë kripto, kush janë koncesionet e njëri tjetrin, të del një pikë takimi. Dhe ajo pika e takimit është George Soros.
Ai ishte sponsori. Dhe ajo pika e takimit e të gjitha këtyre elementeve është George Soros. Nëse zhvillimet në Venezuelë nuk kanë lidhje ndoshta të drejtpërdrejtë siç perceptohet nga publiku që amerikanët e morën një lider që ka vjedhur zgjedhjet po bën dhe trafik droge edhe kështu, edhe dërguan helikopterët edhe e morën edhe në Shqipëri do ndodhi e njëjta gjë. Jo, nuk do ndodhi e njëjta gjë’, theksoi ndër të tjera, eksperti Avenir Peka në SYRI TV.
© SYRI.net