Lajmi i fundit

Mijëra shqiptarë të diasporës mbërrijnë në atdhe për protestën e sotme kombëtare

'Njësia Delta e SHBA ka zbarkuar në Tiranë', Çollaku: Dosjet e krimit dhe Ramës në SPAK, ai s’do të shpëtojë

18:11, 05/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Operacioni amerikan që tronditi Venezuelën dhe çoi në arrestimin e ish-presidentit Nicolas Maduro ka zbuluar një rrjet të ndërlikuar interesash gjeopolitike, trafiku droge dhe manipulimesh politike, fijet e të cilit shtrihen deri në Shqipëri. Ngjarjet tregojnë se prapa këtij operacioni fshihet një histori komplekse që lidh kartelet shqiptare, qeverinë iraniane dhe figura të larta politike në Tiranë pëfshirë dhe kryeministrin.

I ftuar në emisionin “Task Force” me gazetaren Sonila Meço, gazetari Basir Çollaku deklaroi se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re hetimore, ku sipas tij “delta amerikane” është tashmë e pranishme dhe e instaluar në Tiranë. Çollaku u shpreh se SPAK-u sot funksionon si një strukturë e mbështetur drejtpërdrejt nga Shtetet e Bashkuara, me dhjetëra dosje të rënda të krimit të organizuar dhe korrupsionit shtetëror që, sipas tij, janë mbajtur të ngrira për vite me radhë.

Sipas gazetarit, këto dosje lidhen me organizata kriminale të shndërruara në biznese, me trafik ndërkombëtar droge dhe me figura të larta politike, përfshirë kryeministrin Edi Rama. Çollaku theksoi se hetimet e hapura dhe ato që pritet të nisin, nga dosja McGonigal te inceneratorët dhe aferat miliardëshe, shënojnë fundin e tolerancës dhe paralajmërojnë thirrjen e pashmangshme të kreut të qeverisë përpara drejtësisë.

Pjesë nga deklarata:

Edi Rama e ka bërë Shqipërinë pjesë këmbimi, për ta shitur për interesat e tij, të lobingjeve dhe të kontraktualëve. Tërheqja nga Beogradi mund të ketë, mund të jetë paketë.

Unë shoh që Rama ka hyrë në kohën e borxhit. Dhe koha e borxhit është koha hetimore. Deltat amerikane kanë ardhur në Shqipëri. Ata janë instaluar te stacioni i trenit, te godina e Xhamit. Po, janë ulur aty. Kjo është tashmë delta amerikane në Shqipëri. Ka kohë që ka ardhur.

Unë sot prokurorinë e shoh më tepër si një SPAK amerikan. Ka shumë dosje që ende nuk e kanë thirrur Edi Ramën, por Edi Rama do të thirret patjetër. Dhe Edi Rama do të shkojë më shpejt sesa të nxjerrurit e tij në SPAK gjatë këtij muaji. Jo vetëm Edi Rama. Jo vetëm Edi Rama.

Ka dosje aty që kanë kaluar katërvjeçarin dhe pesëvjeçarin në hetim. Po, është e vërtetë. Ka pasur dhe ka dosje, të paktën mbi dy dhe tre vite, të organizatave kriminale që sot janë bërë biznese në Shqipëri. Biznese që janë përfshirë në trafikun e drogës në Shqipëri dhe jashtë vendit. Janë emra të njohur të botës së parasë…

Ka dy-tre vjet që dosjet janë përgatitur, janë kopësitur në fakt? Po, ka mbi dy vite. Ndërkohë që vazhdojnë të fuqizohen si biznese. Janë në struktura të posaçme dhe janë në oborrin e kryeministrit. Dhe janë në oborrin e kryeministrit. Ato dosje aty kanë ndremitur, sepse nuk ka qenë kjo energji e re amerikane në mbështetje të tyre.

Kush i ka kopësitur dosjet? Kush i ka sjellë dosjet? Dosjet, kur kalojmë te trafiku ndërkombëtar, vijnë nga Amerika, Gjermania, Italia, Holanda, Belgjika. Është edhe kjo llëmba e SPAK-ut. I ka SPAK-u në tryezë. Sigurisht që i ka SPAK-u në tryezë.

Edhe dosja e Ballukut kishte një vit, një vit e gjysmë e mbaruar, por u desh Sherifi që të thoshte: “Çuna, çfarë jeni duke bërë?”, dhe ata vrapuan aty ku duhej vrapuar. Edhe AKSHI, sigurisht, është një pusetë shumë e madhe. Ka edhe shumë dosje të tjera dhe janë histori me miliarda.

Tani kemi historinë e Venezuelës. Ka ngjashmëri sa të duash: janë zgjedhjet dhe narkoshteti. Të dy episodet mjaftojnë për t’i ngjarë, jo për t’u krahasuar. Janë të njëjta.

Marrim edhe një episod tjetër, për të cilin kemi folur jo pak herë bashkërisht. Ajo Aruba e famshme do të fillojë të teshtijë tani. Është 30 kilometra afër Venezuelës. Aty u bë samiti i kokainës.

Rama ka një shqetësim të jashtëzakonshëm, sepse “Black Eagle” në Belgjikë, që është në apel dhe po shqyrtohet, ka aty 40 trafikantë shqiptarë dhe kolumbianë, si dhe dy krerë të organizatës: njëri në Florida, i përfshirë në histori investimesh dhe komunikimesh me oborrin e kryeministrit sërish. Histori trafiku droge, biznesi dhe pastrimi parash.

Ka supermarrës shqiptarë, trafikantë dhe të tjerë në këtë konglomerat, në këtë samit të përbashkët droge dhe investimesh, i cili thuhet se është zbardhur si takim. Natyrisht që po, është i zbardhur.

Të gjitha ëndrrat e Ramës, se këto janë fshirë rrugës, janë iluzion. Dhe ndoshta kjo është dosja më e drejtpërdrejtë në rast se ndodh lidhja e trafikut të drogës me pushtetin, sipas përshtypjes sime.

Unë prisja nga struktura e posaçme që, kur Departamenti Amerikan sanksionoi Sinaloan dhe familjen Hysa, e cila kishte biznese në katër shtete të Europës, përfshirë edhe Shqipërinë, me kazino dhe pastrim parash, të fillonin hetimet. Ata e kanë tagrin ta bëjnë, faktet janë ulëritëse.

Një nga të thirrurit duhej të ishte edhe kryeministri, për të zbardhur se cila ka qenë pjesa e interesit të përfaqësuesit të Sinaloas në zyrën e kryeministrit shqiptar.

Në janar, sipas deklarimeve të zotit Dumani në një nga seancat në Parlament, mbushen katër vite nga regjistrimi i procedimit penal për çështjen e Charles McGonigal. Katër vite, zyrtarisht.

Aty, Partia Demokratike ka denoncuar Ramën, Ballën, Gjiknurin dhe Veliajn. Këtyre të katërve po u mbaron edhe afati i tolerancës së SPAK-ut. Janë katër, dhe te pesë nuk bën më ujë pilafi.

Pra, do të shkojnë atje dhe atje i presin inceneratorët, TEC-i, Tigrat, dosja dyshi dhe treshi. Kush do t’i çojë?

Ky zotëria që është emëruar drejtues i SPAK-ut, unë e kam thënë dhe vazhdoj ta them, do të firmosë marrjen në hetim të Edi Ramës, qoftë ky edhe në detyrë. Qoftë ky edhe në detyrë.

Kjo nuk është më çështje dëshire. Mund të falë shumë mëkate të mosveprimeve të deritanishme të strukturës së posaçme, por jo dosjet katër- dhe pesëvjeçare. Nuk ka më gjumë në atë godinë. Kush fle duhet të dalë jashtë, ose duhet të hetohet për mosveprim, sepse këto janë vepra penale. Ke favorizuar krimin e organizuar dhe korrupsionin shtetëror.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco