Lajmi i fundit

Mijëra shqiptarë të diasporës mbërrijnë në atdhe për protestën e sotme kombëtare

Gjykata lë sërish në qeli Ilir Metën/ Cakrani: Gjykatë e kapur peng, notere e prokurorisë

13:48, 05/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar sërish kërkesën e ish-Presidentit Ilir Meta për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, duke e lënë atë në paraburgim.

Pas seancës gjyqësore, avokati Kujtim Cakrani shpërtheu në akuza të forta ndaj sistemit të drejtësisë, duke e cilësuar gjykatën si “të kapur peng” dhe “notere të prokurorisë”.

Sipas avokatit, kërkesa për ndryshimin e masës ishte e bazuar në jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe vendime të Gjykatës Kushtetuese, të cilat argumentojnë kundër paraburgimit të zgjatur kur vonesat në proces nuk shkaktohen nga i pandehuri.

“Zvarritja e procesit gjyqësor nuk bëhet për shkak të tij. Ai paraqitet në çdo seancë. Shkaqet për zvarritje janë të prokurorisë dhe të gjykatës,” deklaroi Cakrani.

Ai shtoi se kishte shpresuar që me fillimin e vitit të ri, gjykata do të reflektonte dhe do t'i jepte fund asaj që ai e cilësoi si një padrejtësi procedurale.

Duke iu përgjigjur interesit të medias, avokati zbuloi se ish-Presidenti Meta nuk ishte vetë i pranishëm në seancë, pasi sipas tij, ai “nuk i beson këto zëvendësime”.

Cakrani: Gjykatës që ta zëvëndësonte masën e sigurimit sepse e kishim të bazuar këtë në jurisprudencën e Gjykatës së të drejtave të njeriut, Gjykatës Europiane, në gjykatë disa vendime të Gjykatës Kushtetuese dhe besonim dhe shpresonim që sot gjykata të ngrihej në lartësinë e një gjykate ku të jepte drejtësi. Gjykatat nuk u ngrit dot në lartësi, mbeti gjykatë e kapur peng, mbeti gjykatare notere përsëri e prokurorisë dhe ne jemi sot përsëri në këtë pikë. Ne do vazhdojmë betejën tonë, do kërkojmë zëvëndësimin dhe padyshim do ta kërkojmë atë sepse jemi në të drejtën tonë procedurale. Nuk mund të mbahet në paraburgim një presidenti, jo vetëm presidenti por kushdo qoftë, për shkaqe të cilat nuk varen nga ai. A ishte kushtet e paraburgimit dhe zvarritja e procesit gjyqësor nuk bëhet për shkak të tij. Ai paraqitet në çdo seancë bashkë me përfaqësuesit e tij ligjor dhe shkaqet për zvarritje janë të prokurorisë, të gjykatës dhe padyshim dhe të palëve të tjera. Dhe Gjykata Europiane në disa vendime të saj e ka specifikisht të qartësuar që zvarritja e procesit gjyqësor që nuk varet nga personi që është në paraburgim, që vuan, që është me masë sigurimi, duhet të shikohet si nga prokuroria, nga gjykata, padyshim edhe nga palët. Kështu që ne ishim në të drejtën tonë të ligjshme për të kërkuar zëvendësimin e masës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco