Lajmi i fundit

Mijëra shqiptarë të diasporës mbërrijnë në atdhe për protestën e sotme kombëtare

Xhixho: Çmimet më të larta se në BE, pagat dhe pensionet më të ulta në Europë, qeveria punon për një grusht njerëzish, jo për shumicën

Xhixho: Çmimet më të larta se në BE, pagat dhe pensionet më të ulta në Europë, qeveria punon për një grusht njerëzish, jo për shumicën

13:34, 05/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale lidhur me rritjen e çmimeve dhe vështirësitë ekonomike me të cilat po përballen qytetarët shqiptarë.

Xhixho shprehet se çmimet e ushqimeve bazë vijojnë të rriten në mënyrë të papërballueshme, ndërkohë që pagat dhe pensionet mbeten të pandryshuara. Sipas saj, familjet shqiptare janë sot të detyruara të llogarisin çdo lek për bukën e përditshme, ndërsa pensionistët, të lënë në harresë, duhet të zgjedhin mes ushqimit, ilaçeve dhe ngrohjes.

Ajo thekson se paradoksi më i madh është fakti që ushqimet bazë në Shqipëri kushtojnë më shtrenjtë se në shumë vende të Europës, në një kohë kur pagat dhe pensionet janë ndër më të ulëtat në kontinent. Ndërkohë, sipas Xhixhos, qeveria jeton në luks, duke përmendur shpenzime si vera e kryeministrit me vlerë 33 mijë euro, “Kopshti Eden” në Kryeministri që kushtoi 4.2 milionë euro, si edhe udhëtimet charter që arrijnë shifra miliona euro.

Në deklaratën e saj, Xhixho akuzon qeverinë se ndërsa qytetarët varfërohen, shteti mbledh gjithnjë e më shumë të ardhura nga rritja e çmimeve, por këto para nuk u kthehen qytetarëve. Ajo pretendon se fondet publike shpërndahen te oligarkët, duke përmendur raste si Tuneli i Llogarasë, ku sipas saj janë vjedhur 75 milionë euro, Unaza e Madhe me kosto mbi 450 milionë euro dhe inceneratorët që, sipas opozitës, përpinë mbi 400 milionë euro pa funksionuar.

“Paratë ekzistojnë, por nuk shkojnë për mirëqenien e qytetarëve. Ato përdoren për të pasuruar këtë qeveri dhe klientët e saj”, shprehet Xhixho, duke shtuar se kjo qeveri, sipas saj, punon për një grusht njerëzish dhe jo për qytetarët që mezi mbyllin muajin.

Postimi shoqërohet edhe me një dixhiturë ku theksohet se çmimet e ushqimeve të shportës janë më të larta se në shumë vende të Bashkimit Europian, ndërsa pagat dhe pensionet në Shqipëri mbeten ndër më të ultat në Europë, në një kohë kur, sipas saj, vjedhjet dhe luksi qeveritar vazhdojnë.

Xhixho:

Çmimet e ushqimeve bazë vazhdojnë të rriten në mënyrë të papërballueshme, ndërsa pagat mbeten të pandryshuara. Sot, familjet shqiptare janë të detyruara të llogarisin çdo lek për bukën e përditshme, kurse pensionistëve, të lënë në harresë, u duhet të zgjedhin mes ushqimit, ilaçeve dhe ngrohjes.

Paradoksi më i madh është se ushqimet bazë në Shqipëri kushtojnë më shtrenjtë se në shumë vende të Europës, ndërkohë që pagat dhe pensionet janë ndër më të ulëtat. Ndërkohë, qeveria jeton në luks: vetëm vera e kryeministrit kushton 33 mijë euro; “Kopshti Eden”, i ndërtuar në Kryeministri thjesht për estetikë kushtoi 4.2 milionë euro; pa përmendur udhëtimet charter të kryeministrit, që kapin shifra miliona euro.

Ndërsa qytetarët varfërohen, shteti mbledh gjithnjë e më shumë të ardhura nga rritja e çmimeve. Por këto para nuk u kthehen qytetarëve; ato shpërndahen te oligarkët. Vetëm për Tunelin e Llogarasë u vodhën 75 milionë euro; “rrugët e florinjta” si Unaza e Madhe kushtuan mbi 450 milionë euro; inceneratorët që nuk punuan kurrë përpinë mbi 400 milionë euro.

Paratë ekzistojnë, por ato nuk shkojnë për mirëqenien e qytetarëve. Ato përdoren për të pasuruar këtë qeveri dhe klientët e saj.

Kjo qeveri punon për një grusht njerëzish, jo për qytetarët që mezi mbyllin muajin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco