Lajmi i fundit

Mijëra shqiptarë të diasporës mbërrijnë në atdhe për protestën e sotme kombëtare

Berisha: Nuk diskutojmë asnjë emër për kryeministër teknik, pa arritur marrëveshjen për qeveri teknike

Berisha: Nuk diskutojmë asnjë emër për kryeministër teknik, pa arritur marrëveshjen për qeveri teknike

13:12, 05/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se PD nuk do të diskutojë asnjë emër për kryeministër teknik pa u arritur më parë marrëveshja për krijimin e një qeverie teknike.

Ai theksoi se opozita insiston në një qeveri teknike për garantimin e një procesi të drejtë zgjedhor dhe se nuk do të avancojë asnjë kandidaturë pa këtë marrëveshje. Berisha shtoi se vetëm pasi të arrihet konsensusi për qeverinë teknike, PD do të paraqesë propozimet e saj, në koordinim me forcat e tjera politike.

FJALA E BERISHËS:

Partia Demokratike insiston dhe do të insistojë për një qeveri teknike për përgatitjen e një procesi të drejtë zgjedhor.

Partia Demokratike, nuk avancon as edhe një emër, pa u arritur marrëveshja për qeverinë teknike.

Pasi të arrihet marrëveshja për qeverinë teknike, pa diskutim PD do të avancojë, ose do të paraqesë propozimet e veta krahas forcave të tjera politike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco