'Buxheti i ri rekord për abuzime'/ Hoxha: 5 kompjuterë 20 milionë lekë, ku e bën pazarin Bashkia e Vlorës?

09:01, 26/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Buxheti i ri i Bashkisë së Vlorës ka ngjallur akuza të forta për keqmenaxhim dhe shpërdorim të fondeve publike.

Këshilltari i opozitës në Bashkinë Vlorë, Atird Hoxha, në një bisedë me moderatorin Flavio Qarri , në intervistën e emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv ka zbardhur detaje shqetësuese që tregojnë për shifra të fryra në zëra të ndryshëm, nga pastrimi i qytetit te blerjet e pajisjeve teknologjike, e deri te një administratë e stërmbushur me punonjës.

Hoxhaj shprehet se një nga pikat më të diskutuara është buxheti për ndërmarrjen e pastrimit dhe gjelbërimit, për të cilën janë akorduar 7.1 milionë euro, një rritje prej 3.1 milionë eurosh krahasuar me vitin e kaluar kur buxheti ishte 4 milionë. Sipas tij, ky fond i konsiderueshëm nuk justifikohet, duke marrë si shembull faktin se vite më parë, një kompani private e kryente të njëjtin shërbim për vetëm 2.5 milionë euro dhe me rezultate më të mira.

Situata aktuale e pastrimit në Vlorë, veçanërisht gjatë sezonit turistik, përshkruhet nga Hoxhaj si problematike, duke e lidhur këtë me punësimet me bazë partiake të militantëve dhe simpatizantëve që nuk paraqiten në vendin e punës. Një tjetër shqetësim madhor i ngritur është administrata “tejet e fryrë” e bashkisë, e cila numëron rreth 1600 punonjës.

Hoxhaj shprehet se nga buxheti total prej rreth 45 milionë eurosh, një pjesë e konsiderueshme, afërsisht 20 milionë euro, shkon për pagat dhe sigurimet shoqërore të kësaj administrate. Sipas Hoxhajt, struktura drejtuese përfshin shifra të larta, si katër nënkryetarë bashkie me paga mbi 200,000 lekë të reja, shtatë këshilltarë të kryetarit dhe tre drejtorë të përgjithshëm, duke vënë në dyshim nevojën dhe efikasitetin e një aparati kaq të madh administrativ.

Hoxha ka zbuluar një detaji më skandaloz që lidhet me shpenzimet për teknologjinë, ku në buxhet parashikohet blerja e pesë kompjuterave për një vlerë totale prej 20 milionë lekësh të vjetra, çka i bie që një kompjuter i vetëm t’i kushtojë taksapaguesve vlonjatë rreth 4 milionë lekë. Hoxha e ka cilësuar këtë shifër si “jashtëzakonisht e lartë dhe e tejfryrë”.

Hoxha: 

Po këta përpiqen t'i krefin të gjitha. Po nga ato që kemi konstatuar ne, po themi që pjesa kryesore shkon për pastrimin dhe gjelbërimin, janë gati 7.1 milionë euro dhe 3.1 milionë euro më shumë se sa viti i kaluar. Vitin e kaluar ishte planifikuar 4 milionë euro nga buxheti i Bashkisë për këtë, për këtë ndërmarrje. Këtë vit është rritur me 3.1 milionë euro. 

Që mendoj që është pika kryesore mendoj që ishte kjo, sepse është një shumë e konsiderueshme, duke pasur parasysh që i gjithë buxheti planifikohet që do të jetë rreth 40, 45 milionë euro dhe 7.1 milionë euro të shkojnë për këtë ndërmarrje. Kur thashë dhe njëherë, ndërkohë kjo ndërmarrje vitin e kaluar ka qenë e planifikuar për 4 milionë euro dhe po kështu, po kjo ndërmarrje përpara dy vitesh me po kryetar bashkie socialist, qytetin e Vlorës një firmë private e ka pastruar me shifër shumë herë më të ulët, 2.5 milionë euro.

Dhe as digjesh vendgrumbullimi i mbetjeve dhe as kazanët e mbeturinave nuk ngeleshin pa pastruar. Kur ndërkohë ju keni qenë dëshmimtarë të atyre pamjeve skandaloze në sezonin turistik, ku vendgrumbullimi i mbetjeve digjet çdo javë dhe ku qyteti është i papastruar realisht. Po është i papastruar sepse ndërmarrja tashmë i takon bashkisë dhe në bashki janë punësuar patronazhistë dhe dhe simpatizantë të të të Rilindjes dhe ndërkohë janë një pjesë e konsiderueshme e atyre që janë të punësuar në bashki që nuk shkojnë fare në punë. Kanë vetëm kartën, në fund të muajit shkojnë marrin rrogën. Janë të punësuar sepse janë anëtarë dhe simpatizantë të Rilindjes.

Nuk ka lidhje me me qytetin pra. Janë, një pjesë tjetër shumë e konsiderueshme ishte për rrogat dhe sigurimet shoqërore të gjithë administratës, një administratë tejet e fryrë me rreth 1600 punëtorë. Nga të cilët ka katër nënkryetarë bashkie, që unë i kam evidentuar dhe i kam thënë për çfarë duhen katër nënkryetarë bashkie, të cilët marrin rroga të konsiderueshme, mbi 200.000 lekë të reja ose 2 milionë lekë të vjetra.

Ka shtatë këshilltarë kryetare e bashkisë, ka tre drejtora të përgjithshëm e duke vazhduar pastaj me të gjitha këto ndërmarrjet e tjera. Rreth 20 milionë euro shkojnë për paga dhe sigurime shoqërore të administratës së bashkisë. Dhe këto mendoj që ishin dy nga pikat më të nxehta. Pastaj ka dhe nga këto që ti the që të bëjmë, të bëjmë më shumë për të qeshur, ku pesë kompjutera kushtojnë 20 milionë lekë, rreth 4 milionë lekë një kompjuter i kushton bashkisë Vlorë.

Dhe unë thashë, ore ku e bëni pazarin ju të bashkisë? i thashë. 4 milionë lekë një, një kompjuter është jashtëzakonisht shifra e lartë, e tejfryrë. Pra, edhe këtu duhen të vjedhin. Duke vazhduar pastaj me 144 milionë lekë që është mirëmbajtja e rrjetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco