Lajmi i fundit

Mijëra shqiptarë të diasporës mbërrijnë në atdhe për protestën e sotme kombëtare

'Ju lutem edhe njëherë, më falni…'/ Ngatërrohet gjatë urimit të Krishtlindjes, gafa në transmetim live e Prefektes së Shkodrës

'Ju lutem edhe njëherë, më falni…'/ Ngatërrohet gjatë urimit të Krishtlindjes, gafa në transmetim live e Prefektes së Shkodrës

14:34, 25/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Prefektja e Shkodrës, Holta Duda, ka qenë sot në fokus jo për mesazhin e saj festiv, por për një moment të sikletshëm gjatë një deklarate publike. Teksa po përcillte urimin për Krishtlindje për besimtarët e krishterë, Duda u ngatërrua në fjalë dhe ndaloi papritur, duke kërkuar që ta rifillonte deklaratën nga e para.

Ajo ishte nën përshtypjen se prononcimi po regjistrohej dhe jo se transmetohej drejtpërdrejt. Ishin gazetarët e pranishëm ata që e informuan se gjithçka po shkonte “live”, çka e vuri prefekten në një situatë të dukshme parehatie.

“Sot të gjithë bashkë mblidhem të gëzojmë lindjen e Krishtit… ju lutem edhe njëherë më falni…”, u shpreh ajo, duke e ndërprerë fjalën në mes. Pas këtij momenti, Duda tentoi ta korrigjonte situatën duke e vazhduar urimin nga pika ku kishte mbetur.

Gafa nuk kaloi pa u vënë re, duke nxjerrë në pah mungesë përgatitjeje në një dalje publike që duhej të ishte e thjeshtë dhe solemne, veçanërisht në një ditë feste për besimtarët e krishterë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco